Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Roli i KQZ “përplas” Majkon me Gjiknurin

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Roli i KQZ “përplas” Majkon me Gjiknurin

Pasditen e sotme është zhvilluar online mbledhja e Këshillit të Diasporës, ku në fokus ishte votimi i emigrantëve.

Lidhur me këtë çështje, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, deklaroi se “votimi është një e drejtë Kushtetuese për shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit”, ndërsa tha prerë se ata “nuk mund të quhen emigrantë”.

Gjatë fjalës së tij, Majko shprehu mendim ndryshe nga ai i Kryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, ku theksoi se votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit nuk mund të udhëhiqet nga KQZ.

“Maxhoranca ka vullnetin dhe besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë të gjithë shtetasit tanë që banojnë jashtë vendit. E drejta Kushtetuese e tyre është e jashtëzakonshme, nuk duhet parë që duhet bërë një kompromis në Komisione. E drejta Kushtetuese nuk ka nevojë për negociatë.

Edhe opozita jashtëparlamentare dhe ajo në parlament janë shprehur për votën e shtetasve tanë jashtë vendit. Ka kaluar një histori shumë e gjatë dhe ky është parlamenti i parë që ka krijuar Komisionin e Reformës Elektorale.

Ideja jonë nuk ishte një model alla shqiptarçe për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit, pritëm, pritëm, pritëm, nga Komisioni.

Krizë pas krize e deri sa opozita u largua nga parlamenti, kjo shkaktoi vonesë të jashtëzakonshme, atëherë ne krijuam një grup dhe ia çuam Komisonit të Reformës që në vitin 2019. Kemi pritur të diskutohej.

Në qoftë se kemi pasur një model pak ndarës me z.Gjiknuri, për detaje teknike, ka rëndësi të vendosen detaje dispozitash ligjore sa i përket votës së emigrantëve. Së pari nuk janë 10%, së dyti, duhet ndarë, do ketë listë të veçantë për votimin brenda vendit dhe listë të veçantë për votimin jashtë vendit. Vota e shtetasve tanë jashtë vendit është shumë e rëndësishëm që t’ja lemë në dorë KQZ.

KQZ nuk ka të drejtë të diskutojë për votën e shtetasve tanë jashtë vendit. Është një presion i jashtëzakonshëm, detajet teknike ne mund t’i diskutojmë, por dëshiroj të nënvizoj se ne i kemi qëndruar nga pas kësaj historie, por interesat politike kanë qenë kaq të komplikuara dhe afatshkurtra sa nuk kanë krijuar hapësirë për vendimmarrje të tilla.

Në zgjedhjet e ardhshme shtetasit tanë jashtë vendit të votojnë dhe është një reformë jashtëzakonisht e rëndësishme. Jemi të vonuar, por nuk kemi ecur me kambana për të folur çdo ditë sepse janë disa gjëra për të cilat nuk flitet, por bëhet ose nuk bëhet dhe kjo do të bëhet”, tha Majko.

Ndërsa që në fillim të mbledhjes online, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh se në Kodin e ri Zgjedhor është sanksionuar edhe vota e emigrantëve.

Gjiknuri sqaroi se në mënyrë që një emigrant të gjenerohet në listën e zgjedhësve, duhet të regjistrohet në regjistrin e gjendjes civile, e më pas nëpërmjet një akti të KQZ, do ketë mundësi që votën ta hedhë nëpërmjet postës, gjë për të cilën ministri Majko nuk është dakord.

“Nuk është ideja të vendosësh një koncept, por si ta zbatosh atë. Në Kod u sanksionua dhe do jetë KQZ-ja që do udhëheqë procesin dhe do të merret me votën e emigrantëve dhe për të bërë aktet nënligjore.

Ne nuk ishim në gjendje të detajonim se si të funksionojë dërgimi i votës me postë. Pra, çdo emigrant i regjistruar në një regjistër, automatikisht do të gjenerohet në listën e zgjedhësve”, tha Gjiknuri, shkruan “abcnews.al”.

Tags: GjiknuriKQZperplasje

TË LIDHURA

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim
Politikë

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

14:18 | 22/11/2025
Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,
Aktualitet

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

11:23 | 22/11/2025
Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’
Politikë

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Next Post
“Përfundon segmenti Elbasan-Banjë”, Rama tregon të veçantën e këtij aksi

“Përfundon segmenti Elbasan-Banjë”, Rama tregon të veçantën e këtij aksi

Ditë zie për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta përgatitësi i njohur atletik

Ditë zie për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta përgatitësi i njohur atletik

OSHEE: Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike nesër

OSHEE: Zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike nesër







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim
Politikë

Seanca për Belinda Ballukun dhe 2 vartësit e saj, GJKKO tërhiqet për vendim

by mirseda
14:18 | 22/11/2025
0

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është tërhequr për vendim pas 5 orë seancë ndaj...

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

Abuzimi me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’/ Seanca u shty me dy orë,

11:23 | 22/11/2025
Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

Berisha u drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e masës ‘detyrim paraqitje’

10:50 | 22/11/2025
Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja e tij, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

10:44 | 22/11/2025
Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com