Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Roli i fundit i një artisti barbar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga Andi Bushati

Një ditë maskat bien, ato nuk janë të përjetshme. Bashkë me shembjen e përdhunshme të Teatrit Kombëtar Edi Rama ka rrënuar edhe imazhin që ndërkombëtarisht, me aq shumë kosto dhe dredhi pati kultivuar në vite: atë të një politikani që frymëzohet nga artisti që ka brenda vetes. Nëse kjo klishe ka dalë boje prej kohësh në Shqipëri, asaj me sa duket po i vjen fundi edhe në Europë.

Nata e 16 majit, kur si një diktator tipik, në fundjavë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme ai vendosi të fusë fadromat mbi një godinë historike ka shënuar kthesën e madhe.

Gazeta e referëncës në francë, Le Monde, sot i ka kushtuar një artikull të gjatë antitezës midis klishesë të artistit të dikurshëm që leu plot ngjyra Tiranën dhe kryeministrit që sot shkatërron trashigiminë. Le Monde del edhe përtej etikës së saj gazetareske duke vënë që në titull togfjalëshin: “Akt barbar”.

Po ti hedhësh një sy pasqyrës së shtypit të mediave më prestigjoze në botë, shumicën e të cilave Lapsi.al i ka botuar, epitetet për kryeministrin shqiptar janë të frikshme. Askund nuk gjen më jehonën e njeriut të kavaletit, ngjyrave dhe penelave.

Ato janë zëvendësuar me togfjalshat ‘grusht shteti”, “truall për ndërtim”, “autokrat si Vuçiçi”, “aferë korruprive”.

“Puç në kohë pandemie” e quan shembjen e teatrit austriakia Der Standart. Artisti që ka zhgënjyer shpresat e të rinjve që sot po braktisin vendin, vazhdon francezja, Liberation.

Sloganet kundër rikthimit të diktaturës nuk përdoren rastësisht, vë re “Il Fatto Quotidiano”. Ndërsa “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka tërhequr vëmendjen shurdhëria ndaj thirrjes së BE për dialog.

Pra, si kurrë më pare, ka një konsensus për ta vizatuar ndërkombëtarisht Edi Ramën ashtu sikurse e njohin edhe shumica e shqipëtarëve.

Me shembjen e teatrit duket se maska e tij e fundit është grisur. Propaganda të cilës i frynin gratë që ai ka katapultuar në politikë, duke e quajtur si “brand-i i Shqipërisë në botë”, apo “artisi me famë ndërkombëtare” tashmë është rrëzuar. Bashkë me të ka rënë edhe teknologjia 20 vjeçare e mashtrimit të të huajve (me fabulën e artistit revolucionar) për ta përdoruar atë më pas si mjet për të sunduar shqiptarët.

Natyrisht, çmimi për të nxjerrë në pah këtë të vërtetë ishte i madh. Tirana nuk do të ketë më një nga stolitë e saj, qytetarët ndihen më të pafuqishëm dhe më të ligshtuar, dhuna shtetërore ka marë përmasa të papara…Por gjithësesi, në fund të kësaj errësire duhet parë pak dritë në fund të tunelit.

Miti i politikanit artist, i sponsorizuar ndërkombëtarisht me këmbëngulje për 20 vjet, është rrëzuar bashkë me projektin e Giulio Bertesë. Çfarë do që të ndodhë ai nuk është më i rikuperueshëm.

Tags: ANDI BUSHATIartistedi rama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Koronavirusi/ Çfarë pritet të ndodhë të enjten në Kosovë

Veshi fustanin e gruas për “Tik Tok”, futbollisti ‘masakrohet’ nga fansat

“Ai kishte probleme të tjera”, partnerja zbulon pse futbollisti i dha fund jetës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dy vëllezërit nga Laçi paraqiten në urgjencën e QSUT-së, njëri me plagë në këmbë nga arma …

by mirseda
10:54 | 05/06/2026
0

Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues...

Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e ti Perfitoi nga AZHBR…

10:24 | 05/06/2026

U vra në krye të detyrës, mbahen sot homazhet për “Dëshmorin e Atdheut” Enea Mekolli

09:25 | 05/06/2026

Rubio bisedë telefonike me presidentin bolivian: Premton mbështetje për vendin

09:23 | 05/06/2026

Rrëshqitja e dheut pas shirave të fundit rrezikon pallatin në Durrës, evakuohen banorët

09:20 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com