Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka mbërritur mbrëmë në Kosovë. Ajo ka shkuar në vendlindje, në kuadër të një misioni bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).
Mediat kosovare kanë përcjellë vizitën e saj që nga mbërritja në aeroportin ‘Adem Jashari’. 28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në Prishtinë. Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare ‘Escada’, për të cilët ka dizenjuar disa çanta, ku 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovën.