Të gjithë personat të cilët janë të interesuar për rinovimin e vizës në SHBA, tashmë mund të shmangin radhët e gjata e plot kaos, falë postës.
Ambasada amerikane, me anë të një shënimi të ndarë me të gjithë në rrjetin social Facebook, njofton se është një program për rinovimin e vizës me postë.
Për ata që kualifikohen, programi i rinovimit të vizës bëhet pa intervistë, duke shmangur radhët.