Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Rinisin procedurat gjyqësore kundër të pandehurve për sulmet e 11 shtatorit

Të martën, 7 shtator, pritet të rinisin seancat gjyqësore ndaj Khalid Sheikh Muhammad, i cili dyshohet se ka planifikuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara më 2001.

Procesi gjyqësor pritet të rinisë edhe ndaj katër të pandehurve të tjerë në bazën ushtarake të SHBA-së, në Guantanamo, Kubë.

Procesi gjyqësor rinis pas 17 muajve pauzë, kryesisht për shkak të pandemisë, ndërkohë që SHBA-ja përgatitet për të shënuar 20-vjetorin e sulmeve, që kanë lënë të vdekur gati 3,000 persona dhe janë përcjellë me pushtimin e Afganistanit nga forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga amerikanët, me qëllim të ndjekjes së organizatorëve.

Brenda disa muajve të sulmit, Shtetet e Bashkuara kanë mbledhur qindra “luftëtarë të armikut” dhe të dyshuarit kanë qenë të lidhur me grupin Al-Kaida.

Aktualisht në burgun në Guantanamo qëndrojnë 39 persona, përfshirë 12, të cilët Uashingtoni i konsideron figura të rrezikshme të rrjetit terrorist.

Sistemi i komisioneve ushtarake, që mbikëqyr figurat e dyshuara të Al-Kaidës, ka zgjatur për një dekadë dhe ka dalë të jetë problematik për disa administrata amerikane.

Vetëm dy dënime janë kryer deri më tani. Seanca e 7 shtatorit do të nisë me një gjyqtar të ri, i teti i përfshirë në këtë proces.

Pesë të pandehurit janë akuzuar për konspiracion, terrorizëm dhe vrasje të 2,976 personave në sulme, akuza që mund të rezultojnë me dënim me vdekje.

Avokatët e Muhammadit besojnë se seancat kanë nisur për të treguar se është duke ndodhur diçka në përvjetorin e 20-të të sulmeve.

Muhammad, i njohur me inicialet KSM, konsiderohet kyç në organizim të sulmeve.

Qytetar pakistanez, por i rritur në Kuvajt, Muhammad, 56-vjeçar, besohet se ka propozuar i pari sulmet në ndërtesat amerikane më 1996, gjatë një diskutimi me ish-udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.

Muhammad ka diplomuar në një universitet amerikan dhe ka punuar me Qeverinë në Katar në fillim të viteve 1990.

Ai ka pretenduar se është përgjegjës, jo vetëm për sulmet e 11 shtatorit, mirëpo edhe për sulmet me bomba në Bali dhe Keni, që lidhen me Al-Kaidën, si dhe për vrasjen e gazetarit amerikan, Daniel Pearl. /evropaelire

Tags: osama bin ladenSHBASulmet terroriste

TË LIDHURA

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..
Bota

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

13:53 | 19/01/2026
Kremlini: Putin ka marrë një ftesë nga Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën
Bota

Kremlini: Putin ka marrë një ftesë nga Trump për t’u bashkuar me Bordin e Paqes për Gazën

12:45 | 19/01/2026
SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump
Bota

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

09:12 | 19/01/2026
Next Post
Mbajti në ankth policinë dhe banorët, çfarë u gjet në çantën e dyshimtë

Mbajti në ankth policinë dhe banorët, çfarë u gjet në çantën e dyshimtë

FOTO/Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

FOTO/Arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

“Debatet e forta me Ramën”/ Kurti flet për takimin e fundit

Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive
Aktualitet

Arratisja/ Prokuroria: Ndoci 5 herë në spital, dyshime për vizita fiktive

by mirseda
13:56 | 19/01/2026
0

Duke filluar nga viti 2020 kur Ndoci u vendos në burgun e Durrësit e deri në vitin...

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

“Vendimi për të ardhmen e Groenlandës i përket popullit”, Starmer: Lufta e tarifave tregtare nuk ..

13:53 | 19/01/2026
Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

Ndodh në Lushnjë! 52-vjeçarja dhunon dhëndrin, policia ia ‘heq nga duart’ të riun dhe e arreston

13:48 | 19/01/2026
Gjykata rrëzon kërkesën e avokates së Veliaj

Shtyhet më 2 shkurt seanca paraprake për “dosjen Veliaj”

13:22 | 19/01/2026
Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

Armë, municion, thikë dhe…/ Të përfshirë në një vrasje në 2018, arrestohen dy vëllezërit në Dibër

13:17 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com