Me një mesazh të fortë dhe apel sensibilizimi për të gjithë, veçanërisht të rinjtë, e ka nisur ditën sot Presidenti i vendit, Ilir Meta. Në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale, Meta e quan librin, jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave.
“Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj”-thekson Presidenti, teksa bën apel për rikthim tek libri.
Postimi i Metës:
Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.
Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.???