pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişcasinofastjojobetcasinofastcasinofastcasibomganobetpusulabetjojobet canlıcasinomilyoncasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalholiganbet girişholiganbetholiganbet girişcasinomilyoncashwin griişholiganbetibizabet girişwbahiscratosroyalbet girişcashwingrandpashabet girişcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişcasinomilyoncasinoroyalbetsalvadorteosbet1winbetgitromabetgameofbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişholiganbetgrandpashabetcasibomganobetbetkanyoncasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetcasinomilyoncasinoroyalholiganbethititbetteosbetcashwinbetgitromabetbetsalvadorjojobetCasibomikimislicratosroyalbetromabetjojobet girişgooglecasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbulohen 10 pikat e marrëveshjes mes PD dhe aleatëve

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Vijon takimi i kreut demokrat Lulzim Basha me aleatët e tij ku po nënshkruajnë marrëveshje për një koalicion të gjerë opozitar.

Kjo marrëveshje përbëhet nga 10 pika dhe është nënshkruar nga kryetarët e disa partive brenda koalicionit opozitar, mes tyre Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, PBDNJ, PAA, PDK dhe PDIU.

Ky koalicion synon krijimin e një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë që janë faktuar se kanë blerë zgjedhjet.

Opozita e bashkuar është shprehur vazhdimisht e vendosur se pa largimin e Edi Ramës nuk mundet dhe nuk do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Ata e akuzojnë kryeministrin dhe qeverinë që drejton si manipuluese të vullnetit të popullit duke i blerë votat ose duke i siguruar ato përmes shantazheve.

10 pikat e marrëveshjes:

  1. Krijimin e një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.
  2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  3. Rruga e vetme për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme është formimi i një qeverie Tranzitore me mandat të posaçëm për:

-kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend nëpërmjet zgjedhjeve të përkohshme parlamentare.

-përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme parlamentare dhe vendore në Shqipëri.

-Realizimin e reformës zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit , luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, si dhe eliminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

– Krijimin e klimë së besimit për zbatimin e reformës në drejtësi jashtë çdo ndërhyrje politike.

– Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe ndërmarrjen e çdo reforme të nevojshme për këtë qëllim.

  1. Në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira e të ndershme, partitë nënshkruese të këtij Koalicioni angazhohen të mos lejojnë asnjë farsë elektorale, të organizuar nga qeveria ilegjitime e Edi Ramës.
  2. Pamundësimi i mbajtjes së zgjedhjeve (të diktuara nga pakti i Edi Ramës në krimin e organizuar dhe paratë e tyre të pista, të realizohet përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar në të gjithë vendin.
  3. Rikonfirmojmë vullnetin tonë se Integrimi Europian i Shqipërisë është rruga e vetme për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur. Shprehim vendosmërinë tonë të plotë për të ndërmarrë çdo hap, që bën realitet rrugëtimin e pandalshëm dhe të shpejtë të Shqipërisë . Familjen Europiane.
  4. Angazhohemi për të unifikuar dhe miratuar një Platformë të Përbashkët për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia dhe krimi me mbështetje qeveritare apo politikat rënduese fiskale. Ky trinom është përgjegjës për rritjen e papunësisë, largimin e investimeve të huaja, falimentimin e fermerëve dhe sipërmarrjes private. Kjo Platformë e Përbashkët ka për qellim nxjerrjen e vendit nga kriza e rëndë ekonomike për të krijuar punësim, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
  5. Angazhohemi për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista, si pengesa kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit, sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
  6. Mbështesim çdo qytetar, të drejtat dhe liritë themelore të çdo cilit dhunohet nga veprimet arbitrare të institucioneve shtetërore.
  7. Angazhohemi për një marrëdhënie elektorale me çdo individi apo parti politike, të identifikuara aktualisht si opozitare, bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe integritetit të nënshkruesve.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, opozita shpalli edhe protestën kombëtare të radhës e cila do të zhvillohet me datë 11 maj në orën 18:30 dhe që do të jetë e 4-ta e këtij lloji. Gjithashtu eksponentë të rëndësishëm brenda opozitës kanë paralajmëruar jo pak herë se nëse qeveria do të guxojë të shkojë e vetme në zgjedhje, ajo do t’i bllokojë qendrat e votimeve duke mos përjashtuar as mundësinë e krijimit të një konflikti civil.

Nga ana tjetër Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike dhe për rrjedhojë nuk mund të futen me siglën e PD-së në zgjedhje. Mbase kjo është edhe një nga arsyet pse një grup nismëtarësh që kanë qenë më herët pjesë e strukturave të PD-së të krijojnë një parti të re e përfolur gjerësisht në media se do të bëhet publike gjatë ditës së sotme emri dhe programi i saj.

Kujtojmë se ishte deputetja Rudina Hajdari ajo që u përfol se do të krijonte një parti të re të quajtur “Bindja Demokratike”,  por kjo e fundit pavarësisht është tërhequr nga kjo iniciativë duke ia lënë drejtimin Astrit Patozit, ish-kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Në një takim të  zhvilluar në periferi të kryeqytetit mbrëmjen e kaluar dhe që zgjati për rreth tre orë, Patozi dhe një grup nismëtarësh të tjerë përfshirë ish-eksponentë të djathtë mendohet të kenë diskutuar për hapat final të institucionalizimit të kësaj partie duke bërë regjistrimin në KQZ dhe Gjykatë.

Tags: 10 pikataleatëvee funditmarrëveshjesPDzbulohen

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

20:48 | 11/06/2026
Aktualitet

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026
Aktualitet

Dosja zbardh vrasjen e efektivit Enea Mekolli, detaje nga operacioni fatal në malin e Bodes

20:05 | 11/06/2026
Next Post

Vlerat me dy standarde të Bashkimit Evropian

Regjistrimi i vendbanimit/ Data e fundit kur shmanget gjoba, dokumentet që duhen

“Prekja e mallkuar” e maces rrëzon pilotin MotoGP, video bëhet virale







JU REKOMANDOJMË

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

“Maskara, je një maskara”, përplasje verbale me ministrin, Shehaj përjashtohet nga seanca

16:21 | 11/06/2026

Redi Shehu: Heqja e “non grata”-s për Berishën po e riciklon politikisht ndërkombëtarisht

12:13 | 11/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestë në Korçë, turistja surprizon policët me lule: Shqipëria jo në shitje

by mirseda
20:48 | 11/06/2026
0

Edhe në Korçë po zhvillohet një protestë nga qytetarët që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Dhjetëra qytetarë janë...

Tirana në këmbë, “Rama jep dorëheqjen” jehon në bulevard! Turisti amerikan: Nuk kemi frikë

20:34 | 11/06/2026

Botërori 2026 nis sot! Publikohen formacionet zyrtare të Meksikë–Afrikë e Jugut

20:08 | 11/06/2026

Dosja zbardh vrasjen e efektivit Enea Mekolli, detaje nga operacioni fatal në malin e Bodes

20:05 | 11/06/2026

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

19:38 | 11/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com