Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Rikthehet paketa antishpifje, shtatë organizata ndërkombëtare i dërgojnë letër Kuvendit

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rikthehet paketa antishpifje, shtatë organizata ndërkombëtare i dërgojnë letër Kuvendit

Shtatë organizata të të drejtave të njeriut i dërguan një letër të hapur Parlamentit të Shqipërisë të mërkurën, të shqetësuar nga raportimet për një përpjekje nga deputetët e Partisë Socialiste në pushtet për të përdorur një teknikalitet ligjor me synimin e miratimit të ligjit anti-media pavarësisht kundërshtive vendëse dhe ndërkombëtare.

Qendra Eurpiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias (ECPMF), ARTICLE 19, Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Shtypi i Lirë pa Kufi (FPU), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Observatori i Ballkanit, Kaukazit Transeuropian (OBCT) dhe Organizata e Medias për Europën Juglindore (SEEMO), i kërkuan parlamentit të heqë dorë nga ligji aktual dhe të nisë procesin nga e para.

“Ne po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë të rëndë mbi planet e dukshme të Kuvendit të Shqipërisë për të injoruar problemet e ngritura nga Opinioni i Komisionit të Venecias nr. 980/2020 i 19 qershorit 2020, duke kërcënuar më shumë lirinë e shtypit dhe lirinë e shprehjes dhe informimit në Shqipëri,” shkruhet në letrën e publikuar në faqen e internetit të ECPMF-së.

“Ne ju nxisim ju të rimendoni për për procedurën e ligjit aktual dhe në vend të kësaj të nisni një proces transparent që krijon një legjislacion të përshtatshëm që trajton të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe përfshin shoqërinë civile dhe përfaqësues të medias përgjatë të gjithë procesit,” shtohet në letër.

Letra e tyre pason një deklaratë nga organizatat shqiptare të publikuar javën e kaluar. Shqetësimi lidhet me faktin që parlamenti ka në axhendë të shqyrtojë ligjin vetëm në kuadër të nenit 86 të Rregullores së Kuvendit, e cila sanksionon se parlamenti duhet të trajtojë vetëm shqetësimet e ngritura nga dekreti i presidentit Meta.

Organizatat vërejnë se dekreti i presidentit nuk përfshin të gjitha shqetësimet e ngritura nga Opinioni i Komisionit të Venecias, gjë që do të sillte për rrjedhojë një ligj jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ligji u propozua fillimisht nga kryeministri Edi Rama si një “Paketë anti-shpifje”  me synimin e krijimit të një organi administrativ me fuqi për t’i kërkuar medias të heqë lajmet që një personi mund t’i duken sikur “cënojnë dinjitetin e individëve” nën kërcënimin e gjobave të rënda. Kritikët mendojnë se ligji do të ketë një efekt frikësues mbi median për shkak të përkufizimeve tepër të përgjithshme.

Pas miratimit të ligjit mes protestave dhjetorin e kaluar, ai u bllokua nga presidenti Ilir Meta i cili e ktheu atë për shqyrtim parlamentar. Socialistët u bënë gati të rrëzonin dekretin e Metës, por u detyruan të tërhiqen pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Eurpës dorëzoi një kërkesë për opinion në Komisionin Europian Demokraci përmes Ligjit, të njohur si Komisioni i Venecias. Komisioni i Venecias e gjeti ligjin jo në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i rekomandoi Shqipërisë të nxisë vetërregullimin e medias dhe më pas, të garantojë pavarësinë e institucioneve të pavarura si AMA para se të ndërmarrë ndonjë nismë të tillë. Komisioni theksoi gjithashtu se ligji mund të përdoret nga super të pasurit dhe oligarkët për të mbrojtur veten nga kritikat e medias duke pretenduar diskriminim për shkak të pasurisë.

I paprekur nga kritikat, kryeministri Edi Rama këmbënguli në parlament më herët këtë muaj për miratim të shpejtë të ligjit, duke pretenduar se shpifja ka arritur nivele shumë të larta. /BIRN

Tags: antishpifjekuvendpaketa

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
“Më duket se nuk është as çun, as gocë”, Kryemadhi vë në dyshim gjininë e Veliajt

Kryemadhi thirrje qytetarëve të Tiranës: Bashkohuni me LSI, të sjellim ndryshimin

“Eksplozivi u vendos në krahun e pasagjerit sepse…”, Artan Hoxha zbardh skemën e atentatit të djeshëm

“Eksplozivi u vendos në krahun e pasagjerit sepse...”, Artan Hoxha zbardh skemën e atentatit të djeshëm

Autoritetet në Bjellorusi ndalojnë kundërshtaren e Lukashenkos

Autoritetet në Bjellorusi ndalojnë kundërshtaren e Lukashenkos







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit
Bota

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

by mirseda
22:36 | 03/03/2026
0

Djali më i madh i Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba Hosseini Khamenei një politikan, klerik iranian u zgjodh...

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com