Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rikthehet “Audi” i verdhë/Ja kush është Vasil Rama, policia italiane i arreston familjarët

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Rikthehet “Audi” i verdhë/Ja kush është Vasil Rama, policia italiane i arreston familjarët

Lajmi për “Audin” e verdhë që terrorizoi për një kohë të gjatë Italinë rikthehet sërish në titullin kryesor të mediave fqinje.
“Corriere Della Sera” në një artikull të saj, shkruan sot se policia e Padovës në Itali,i ka shkatërruar gjatë mbrëmjes një organizatë kriminale.
Nga të dhanat e para bëhet e ditur se janë ndaluar gjashtë shqiptarë që merreshin kryesisht me grabitjen e banesave janë vënë në pranga ndërsa dy prej tyre janë familjarë të Vasil Ramës, shqiptari që terrorizoi Italinë me “Audi”-n e verdhë gati një vit më parë.

Gazeta italiane bën të ditur gjithashtu se shqiptarët e arrestuar kanë vjedhur qindra shtëpi në Italinë e Veriut dhe në momentin që janë kapur ishin bërë gati për ta lënë Italinë e për tu kthyer në Shqipëri. Pjesë e grabitjeve të tyre ishte edhe një vjedhje me vlerë 100 mijë euro e ndodhur pak muaj më parë.

Sipas Corriere Della Sera, bëhet fjalë për një familje të tërë që merrej me vjedhje banesash por edhe makinash luksoze ashtu siç bëri Vasil Rama, shoferi i “Audi”-t të verdhë.

Kush ishte Vasail Rama, shoferi i Audi-t të verdhë?

Vasil Rama 36 vjeçari shqiptar është personi që udhëtonte me “Audin e verdhë” Rs4 në janar të 2016 duke terrorizuar gjithë veriun e Italisë për shkak të shpejtësisë marramendëse deri 270 km në orë me të cilin ngiste mjetin, gjë që i lejonte të grabiste pa u kapur nga policia. Policia ra në gjurmët e bandës kur aksidentuan për vdekje një grua.

Sipas mediave italiane, shqiptari u prangos nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë. “Vasil Rama u bllokua në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, pak ditë më parë, nga policia e Venecias”. Ai u arrestua falë bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme italiane me policinë greke.

Vasil Rama cilësohet nga policia italiane si një person shumë dinak, pasi kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjeve të policisë jo vetëm me “Audin e verdhë, por edhe për akuza të tjera. Ai i ishte ‘arratisur’ policisë prej 5 vitesh, pasi kishte mbi shpinë akuza për krime kundër pasurisë. Nga hetimet rezulton se ai shumë herë ka mundur të kalojë kufirin mes Italisë dhe vendeve fqinje me dokumente false.

Që kur mjeti u vodh në 26 dhjetor të 2015, u përdor për grabitje nga një bandë e specializuar e cila me sa duket kishte zgjedhur 36-vjeçarin Rama për drejtimin e frikshëm. Audi kishte arritur t’i shpëtonte të gjitha ndjekjeve të policisë falë shpejtësisë tepër të madhe, ndërsa një herë kishte udhëtuar edhe në sens të kundërt në autostradë.

Ndonëse mjeti u gjet i djegur në Olmè di Fonte, provincë e Toskanës më 25 janar, policia nuk i ndali kurrë hetimet duke shkuar në gjurmët e shoferit shqiptar pas 8 muajsh ndjekje dhe hetimesh intensive.

Tags: arrestonaudiFamiljarëtitalianepoliciarikthehetVasil Ramaverdhë

TË LIDHURA

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
HEC-et në Valbonë do ndërtohen/Gjykata rrëzon padinë e banorëve

HEC-et në Valbonë do ndërtohen/Gjykata rrëzon padinë e banorëve

Kush është serbi që ekzekutoi 3 vjet më parë shqiptarin në xhami, publikohen fotot dhe emri

Kush është serbi që ekzekutoi 3 vjet më parë shqiptarin në xhami, publikohen fotot dhe emri

Komandanti GFD: Këtë vit në Itali janë sekuestruar 33 ton kanabis

Komandanti GFD: Këtë vit në Itali janë sekuestruar 33 ton kanabis







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

by mirseda
20:41 | 12/02/2026
0

Nesër (e premte) në mesditë, 7 të ndaluarit gjatë protestës së 10 shkurtit e organizuar nga opozita...

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

19:40 | 12/02/2026
PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com