Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Revolucioni i teknologjisë financiare-Fintech

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Revolucioni i teknologjisë financiare-Fintech

Nga: Anastas Angjeli

Në zhvillimet e vrullshme të teknologjisë së re drejt një kapitalizmi dixhital, një nga industritë me rritjen më të shpejtë në botë, është teknologjia financiare –fintech. Kështu, gjatë dekadës së fundit, teknologjia financiare është rritur në mënyrë shpërthyese dhe Fintech, e cila fillimisht i referohej teknologjisë kompjuterike të aplikuar në banka ose firmave tregtare, tani përshkruan një larmi të gjerë ndërhyrjesh teknologjike personale, si dhe financa komerciale. Fintech tani përshkruan një sërë aktivitetesh financiare, të tilla si transferimet e parave, anashkalimi i një dege bankare për të aplikuar për kredi, menaxhimi i investimeve tuaja, në përgjithësi pa ndihmën e një personi/bankieri.. Por…

ÇFARË ËSHTË FINTECH?

FinTech, ky term tepër i dëgjuar vitet e fundit, në fakt, është shkurtimi i termit “Teknologji Financiare”, pra, nuk është emri i një marke apo i një softueri të veçantë, por është term i përdorur për trendet e teknologjisë në sektorin financiar.

Ky term është gjithëpërfshirës për çdo teknologji që përdoret për të shtuar, thjeshtuar, dixhitalizuar ose “prishur” shërbimet tradicionale financiare. Në fakt, Fintech është integrimi i teknologjisë me financat për të krijuar zgjidhje të reja dhe efikase për konsumatorët ose bizneset, ai është bërë një nga industritë me rritjen më të shpejtë në botë.

Kur Fintech u shfaq në shekullin 21, termi u aplikua fillimisht në teknologjinë e përdorur në sistemet e prapambetura të institucioneve financiare të krijuara dhe që atëherë ka pasur një kalim në shërbime më të orientuara nga konsumatori. Termi përfshin një gamë të gjerë softuerësh, novacionesh teknologjike dhe shërbimesh për përdorim në investime personale, profesionale dhe bankare.

Në thelbin e tij, Fintech përdoret për të ndihmuar kompanitë, pronarët e bizneseve dhe konsumatorët të menaxhojnë më mirë operacionet, proceset dhe jetën e tyre financiare duke përdorur softuerë dhe algoritme të specializuara që përdoren në kompjuter.

Pra, Fintech përdoret për të përshkruar teknologjinë e re që kërkon të përmirësojë dhe automatizojë shpërndarjen dhe përdorimin e shërbimeve financiare. Fintech mund të zbatohet për çdo risi në mënyrën sesi njerëzit bëjnë biznes, nga shpikja e parave dixhitale deri te kontabiliteti me dy hyrje, nga revolucioni i internetit dhe revolucioni i celularit në internet/smartphone.

FINTECH DHE PËRDORUESIT E TIJ.

Fintech po krijon mundësi dhe sfida të reja për sektorin financiar – nga konsumatorët, tek institucionet financiare, te rregullatorët.

Ekzistojnë katër kategori të gjera të përdoruesve të Fintech:

1)Bankat; 2)Klientët e tyre (bankave) të biznesit; 3)Sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla; 4)Konsumatorët.

Tendencat drejt bankingut celular, rritja e informacionit, po krijon mundësi që të katër grupet të ndërveprojnë në mënyra të shpejtë me njëratjetrën. Bankat përdorin Fintech si për proceset e prapambetura, për shembull monitorimin e “prapaskenave” të veprimtarisë së llogarisë, ashtu edhe zgjidhjet e përballura me konsumatorin. Individët përdorin Fintech për gjithçka, nga pagesat e ndryshme, transfertat, llogaritjet e taksave etj.., pa pasur nevojë për përvojën e asistencës së bankierit.

Gjithashtu, Fintech ofron shumë mundësi për qeveritë, nga bërja e sistemeve të tyre financiare më efikase dhe konkurruese deri në zgjerimin e aksesit në shërbimet financiare për masën e gjerë të popullatës. Nga ana tjetër mund të paraqesë rreziqe të mundshme për konsumatorët dhe investitorët për stabilitetin dhe integritetin financiar.

Në vazhdën e pandemisë Covid-19, gjithnjë e më shumë institucione financiare dhe biznese në USA, Japoni, Kina, BE e më gjerë po kthehen në Fintech për të mundësuar disa veçori si pagesa pa kontakt ose transaksione të tjera online, platforma dixhitale etj. Koha më e gjatë se zakonisht e pritjes për shërbimin telefonik gjithashtu mund të shmanget duke përdorur internetin ose duke hyrë në aplikacionin celular të një banke.

Përparimet e shpejta në teknologjinë dixhitale po transformojnë peizazhet ekonomike dhe financiare. Industria Fintech po përshtatet me pandeminë dhe ofron njohuri të mëtejshme për rregullatorët dhe politikanët që kërkojnë të promovojnë inovacionin dhe të marrin përfitimet e Fintech, ndërkohë që po menaxhon rreziqet për konsumatorët, investitorët, stabilitetin financiar dhe integritetin.

PO SHQIPERIA?

Në përgjithësi, vendet në zhvillim, si dhe Shqipëria, po përjetojnë një rritje të shpejtë si edhe tregjet e zhvilluara. Revolucioni Fintech po merr një rritje të pazakontë në çdo ditë që kalon dhe kjo po vihet re edhe përgjatë vitit 2021 ku është gati të zhvillohet më tej industria e bankave dhe të pagesave elektronike. Sigurisht, ky vit mund të vërtetojë të jetë një vit historik, ku mund të dëshmohen inovacione të jashtëzakonshme në fushën e Fintech dhe në fakt Shqipëria ka hyrë në hartën e revolucionit FinTech duke sjellë produkte inovative të pagesave dixhitale (edhe pse ky është një startim që vlerësohet pozitivisht).

Nga fillimi i muajit janari 2021, ka hyrë në fuqi ligji i ri për shërbimet e pagesave ku ndryshimet dhe përmirësimet e sjella nga rishikimi i këtij ligji do të mundësojnë një ridimensionim në tregun e këtij shërbimi, duke akomoduar në sistem një pjesëmarrje më të gjerë të aktorëve të kësaj fushe, jo vetëm të institucioneve bankare, por edhe të atyre financiare jobankare.

Prezenca dhe aktiviteti i “Fintech” është tashmë një realitet në tregun shqiptar dhe shërbimet që ata ofrojnë janë përqafuar masivisht nga publiku, sidomos nga moshat e reja. Pranimi, bashkëpunimi dhe zgjerimi i shërbimeve të ofruara është jo vetëm një sfidë për bankat tregtare që operojnë në sistem, por edhe një mundësi zhvillimi dhe përshtatjeje ndaj kërkesave që dikton konsumatori fundor. Bankat kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në zhvillimin e shërbimeve të pagesave, por, natyrisht, ky Ligj i Ri hap dritare dhe mundësi të reja sfiduese për të gjithë aktorët që të kontribuojnë në një treg, i cili mund të quhet i maturuar.

Shqipëria është një ekonomi “cash”-i me një numër të konsiderueshëm të popullsisë “unbanked” dhe, si e tillë, krijon shumë mundësi zhvillimi në këtë drejtim. Shtrirja gjeografike e sistemit tonë bankar nuk e mundëson aksesimin në shërbimet e pagesave nga e gjithë popullata, ndërkohë që forma të tjera alternative në distancë mund të afrojnë këto shërbime pranë tyre. Ndërtimi i një infrastrukture komunikimi dhe ndërveprimi është sfidë më vete për sistemin tonë financiar, e cila do të mundësojë dhe ndryshojë përqasjen ndaj këtyre shërbimeve.

Pandemia e gjeti sistemin tonë bankar përgjithësisht të përgatitur për të ofruar shërbime në distancë ose on-line. Bankat, në fakt, që pas krizës globale të 2008, kanë investuar për të zhvilluar platforma të shërbimeve virtuale, të cilat, natyrisht, morën një vlerë të shtuar në këtë kohë pandemie.

Iniciativa të sistemit bankar në Shqipëri për të përmirësuar dhe zhvilluar shërbimet bankare në linjë me risitë teknologjike apo kërkesat në rritje të përdoruesve fundorë, kanë orientuar strategjitë dhe vizionin drejt nevojave të tregut, të cilat janë materializuar në një sërë projektesh të sipër përmendura.

Nevoja e zhvillimit të tyre është një kërkesë imediate, e përforcuar nga aktiviteti tregtar dhe jo vetëm, për të përmirësuar procesin dhe ulur kostot.

Të gjitha iniciativat e marra nëpërmjet këtyre projekteve kanë në bazën e tyre përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimit të pagesave, duke ngritur në një nivel më të lartë infrastrukturën kombëtare, duke i mundësuar popullatës alternativa zgjedhjeje, të shpejta dhe jo shumë të kushtueshme.

Sistemi financiar në vend duhet të jetë edhe fokusi i çdo banke tregtare, ku si pjesë aktive e procesit, duhet të jetë e orientuar ndaj këtyre ndryshimeve, duke përgatitur kushtet për të mirëpritur tendencat e kohës.

Nga ana tjetër, tregu në ditët e sotme kërkon kapitalin njerëzor dhe cilësia e tij më shumë se gjithçka, e merr vlerën si kapital nëse ka edukimin akademik të përshtatur me shpejtësi sipas edhe këtyre ndryshimeve teknologjike. Por…

A ËSHTË GATI SOT BOTA UNIVERSITARE E VENDIT TONË TË PËRGATISË KËTË KAPITAL NJERËZOR NË FUNKSION TË KË TYRE NDRYSHIMEVE TË SHPEJTA?

Përtej zhvillimeve gjeostrategjike, zhvillimi vjen nga cilësia e kapitalit njerëzor, nga cilësia e këtij kapitali që përgatitet në universitete dhe më shumë se gjithçka, të atij kapitali që përgatitet me programe të avancuara.

Pandemia e Covid-19 po ndryshon me shpejtësi tregun e punës në të gjithë botën duke shfaqur profesione të reja, kryesisht të lidhura me teknologjinë e informacionit. Përveç rishikimit dhe adaptimit të kurrikulave në të gjitha Programet Bachelor dhe Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, në përgjigje të asaj që edhe tregu kërkon, ka krijuar edhe një profil i ri të masterit shkencor në financë banke, i cili është Fintech. Çfarë është një Master në Fintech në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë?

Ky program risi edhe për tregun universitar, përgatit studentët për të punuar në industrinë e shërbimeve financiare, duke ofruar produkte dhe shërbime përmes internetit ose duke përdorur teknologji për të përtërirë produktet financiare dhe kanalet e tyre të ofrimit.

Studentët mund të përqendrohen në bankat dhe financat dixhitale, pagesat elektronike, huadhënien në internet, financimin e grupeve, investimet dhe tregtimin e letrave me vlerë, plus lloje të tjera të menaxhimit financiar që mund të dorëzohen përmes kompjuterit ose aplikacionit në celularë smartphone.

Kompanitë e shërbimeve financiare online mund të punësojnë të diplomuarit si menaxherë kërkimi ose drejtorë zhvillimi, ndërsa firmat me volum të madh të dhënash mund të punësojnë studentë si analistë strategjikë ose drejtorë konsulentë për të bashkëpunuar me kompanitë financiare, ndërsa lançojnë ose riformulojnë produktet e tyre.

Të diplomuarit mund të jenë në poste drejtuesish edhe në firmat e tyre Fintech, për të ofruar produkte financiare inovative për konsumatorët ose bizneset.

E pra, FINTECH është tashmë një e ardhme e zhvilluar me shpejtësi, përqafuar dhe e kërkuar si një profesion që ka trokitur në tregun financiar shqiptar dhe po “vrapon”.

Tags: Anastas AngjeliFintechshqiperiteknologjia financiare

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
“Shfryhet” dosja “Toyota Yaris”, një vit burg për Ervis Vladin

"Shfryhet" dosja "Toyota Yaris", një vit burg për Ervis Vladin

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë

Shpërthimi në Gërdec/ Humbi gruan, Mustafa Laçi fiton në Strasburg

Shpërthimi në Gërdec/ Humbi gruan, Mustafa Laçi fiton në Strasburg

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë
Bota

E rëndë në Berlin, 13-vjeçari therr me thikë shokun e klasës në palestë

by mirseda
23:14 | 22/05/2025
0

Një djalë 11-vjeçar u plagos rëndë pasi u qëllua me thikë në një shkollë fillore në Berlin....

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Tërmeti “shkatërrues” në Meksikë, për herë të tretë në të njëjtën datë

Pas lëkundjeve të fuqishme të mëngjesit,ky vend goditet sërish nga një tërmet!

22:26 | 22/05/2025
Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

22:24 | 22/05/2025
(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

(FOTO)Luiz Ejlli prek me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… sepse jam babai i saj

22:18 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com