Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Republika është peshë e rëndë edhe për Ilir Metën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Republika është peshë e rëndë edhe për Ilir Metën

Nga: Klementin Mile

Ilir Meta nuk është as Avni Rustem, as Mic Sokol, as Vojo Kush. Por ama kemi arritur në atë pikë kur Presidenti kërcënon publikisht se do të bëhet hero. Nuk dua t’U bashkohem atyre që bëjnë analiza psikologjike për personalitetin e Metës, apo atyre që kërkojnë të ekspozojnë motivin e qëndrimeve heroike të tij.

Çka është e rëndësishme të analizohet nuk janë qëndrimet e Metës, por ato të Presidentit. E kjo do të thotë të ndërtojmë kontekstin politik të veprimeve presidenciale. Do të thotë të marrim në konsideratë aktorët e tjerë, realë dhe potencialë, të pranishëm dhe të munguar, funksionalë dhe disfunksionalë, për të kuptuar gjendjen politike të vendit dhe qëndrimet e Presidentit.

Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj, thoshte Brehti. Ndërsa shohim Presidentin të luajë rolin e heroit, t’i sfidojë të gjithë aktorët brenda dhe jashtë vendit, duhet të shqetësohemi thellësisht. Peshën e republikës nuk mund ta mbajnë supet e asnjë institucioni të vetëm, e asnjë njeriu të vetëm, as ato të Ilir Metës.

Republika jonë sot po ecën në një shteg të ngushtë e të rrezikshëm, në të dyja anët e të cilit ka greminë. Ajo mund të rrëshqasë në diktaturë, ose të gremiset në anarki. Shenja ka plot: zgjedhje ku merr pjesë vetëm 20 për qind e popullit dhe bojkotohen nga opozita; dy opozita, një opozitë farsë në Parlament dhe një opozitë reale në rrugë; dy dekrete Presidenti, ku i dyti anulon të parin; KQZ që interpreton vetë se cili prej të dy dekreteve është kushtetues; Parlament që ka nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit; President që ka nënkuptuar se mund ta shpërndajë Parlamentin; Gjykatë Kushtetuese që mungon; Gjykatë e Lartë që mungon; Prokuror i Përgjithshëm i përkohshëm; Kryebashkiakë që njohin si kushtetues dekretin e dytë të Presidentit dhe refuzojnë të lejojnë votimin; Kryebashkiakë që njohin si kushtetues dekretin e parë të Presidentit dhe mundësojnë votimin; Kryebashkiakë që kërcënojnë se nuk do të dalin nga zyra për t’u lënë vendin të rinjve.

Lista mund të zgjatet më tej. Por edhe kaq mjafton për të kuptuar përmasat e krizës së sistemit politik dhe të republikës sonë. Mund të ketë faktorë strukturorë, të kulturës politike dhe të psikologjisë së aktorëve politikë që e kanë përkeqësuar gjendjen, por esencialisht, kjo është krizë institucionale. Ajo është krijuar nga konfigurimi i institucioneve politike të vendit dhe mund të zgjidhet vetëm prej një konfigurimi të ri të tyre.

Lidhur me këtë dhe më konkretisht, politologu amerikan, Xhorxh Tsebelis, u referohet “lojtarëve të vetos” si esencialë edhe për të pasur stabilitet, edhe për të mos rënë në diktaturë. Lojtari i vetos është një lloj aktori politik bllokues. Ky mund të jetë aktor individual ose kolektiv, por në të dyja rastet dakordësia e tij është e domosdoshme për të ndryshuar gjendjen politike ekzistuese.

Tsebelis dallon dy lloje lojtarësh vetoje: institucionalë dhe partizanë. Lojtarët institucionalë të vetos gjenerohen nga kushtetuta e vendit. Lojtarët partizanë të vetos gjenerohen nga loja politike. Për të shmangur rrezikun e rënies në diktaturë, ose në anarki, konfigurimi institucional i sistemit politik duhet të karakterizohet nga dy tipare: 1) të ketë një numër të konsiderueshëm lojtarësh vetoje; 2) të ketë distancë ideologjike të konsiderueshme ndërmjet lojtarëve.

Kriza politike ku gjendemi është, pikësëpari, krizë e paaftësisë së sistemit tonë politik për të gjeneruar një numër të konsiderueshëm lojtarësh vetoje. Vendimet e qeverisë, për shembull, aktualisht mund t’i bllokojë vetëm Presidenti. Por në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese si lojtar vetoje, ky bllokim i qeverisë në një fushë të politikës po shpie në një konflikt të rrezikshëm në fusha të tjera dhe po e detyron Presidentin të sillet si hero. Në këtë mënyrë nuk mund të arrihet as stabilitet dhe as të ndalet diktatura.

Shqipëria është republikë parlamentare unitare dhe unikamerale. Kjo do të thotë se nga tri burimet institucionale të mundshme për të gjeneruar lojtarë vetoje – konstitucionalizmi, federalizmi dhe bikameralizmi – ajo mund të përdorë vetëm konstitucionalizmin. Mosqenia shtet federal bën që bashkitë të mos jenë lojtarë vetoje; dhe mosqenia shtet bikameral na privon nga senati (dhoma e lartë) si lojtar vetoje. Për politikat themelore të shtetit, konstitucionalizmi ynë gjeneron si lojtar institucional vetoje shumicën parlamentare (ose qeverinë), Presidentin dhe Gjykatën Kushtetuese. Loja politike, nga ana e saj, mund të gjeneronte një numër partish si lojtarë vetoje.

Aktualisht, numri i lojtarëve të vetos në Shqipëri është vetëm dy: qeveria dhe Presidenti. Parlamenti është në dorë të shumicës dhe shumica është në dorë të një partie të vetme, e cila ka në dorë totalisht qeverinë. Opozita reale, edhe sikur të ishte në Parlament, nuk i ka numrat për të qenë lojtar vetoje. Gjykata Kushtetuese do të luante rol bllokues, por ajo nuk dihet ende sa kohë do të kërkojë për t’u formuar. Pra jemi në situatën kur qeveria kërkon të imponohet duke vendosur axhendën e veprimit dhe përballë saj, si lojtar vetoje, gjendet vetëm Presidenti.

A ka distancë ideologjike të konsiderueshme ndërmjet të dy lojtarëve? Lajmi i mirë është se ka. Në terma institucionalë, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit, ndërsa qeveria interesin e shumicës. Në terma partizanë, Meta po artikulohet më afër qëndrimeve të opozitës dhe kundër qeverisë për një numër çështjesh, që nga zgjedhjet lokale, roli i ndërkombëtarëve e deri te reforma në drejtësi. Kjo distancë ideologjike e mban vendin në atë shtegun e ngushtë demokratik midis anarkisë dhe diktaturës.

Lajmi i keq është se qëndrimet e qeverisë dhe Presidentit janë ideologjikisht shumë të kundërta, aq sa e pamundësojnë arritjen e një marrëveshjeje; çka konfirmohet edhe nga vijimi i procedurës për shkarkimin e Presidentit nga ana e shumicës parlamentare. I vetmi shans për marrëveshje në të ardhmen duket të jetë aktivizimi i Gjykatës Kushtetuese si lojtar vetoje, por edhe ajo mund të hyjë në lojë shumë vonë, atëherë kur gjithçka të ketë ndryshuar./Gazeta Liberale

 

Tags: Klementin MileMetaZgjedhjet

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?
Editorial - Opinione

A e di Marta Kos që burri i Elisa Spiropalit është nën hetim nga SPAK?

13:19 | 21/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Silvio Berlusconi-n sërish e zë gjumi në Parlament

Silvio Berlusconi-n sërish e zë gjumi në Parlament

Papa pret Putin-in në apartamentin privat

Papa pret Putin-in në apartamentin privat

Berisha bie viktimë e lajmeve të rreme (foto)

Berisha bie viktimë e lajmeve të rreme (foto)







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Qeveria miraton 5 zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Shkodër
Aktualitet

Qeveria miraton 5 zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Shkodër

by mirseda
08:49 | 27/11/2025
0

Bashkia Shkodër ka shpallur disa zona të veçanta me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, duke synuar...

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

Akuzohej për marrje ryshfeti, dënohet me 14 vite burg ish-presidenti i Perusë

21:13 | 26/11/2025
SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

SHBA, dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë, ngjarja pranë Shtëpisë së Bardhë

21:11 | 26/11/2025
Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

Merz: Putin nuk ka shanse ta fitojë luftën në Ukrainë

20:08 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com