Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Replikat/I fale 12 milje det grekut? Reagon Rama: Ua dha Saliu, unë e mbroj me thonj!

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Pas lajmit të publikuar në mediat greke, ku në një intervistë për “ERT” ministri i Jashtëm grek Nikola Kotzia, është shprehur nga negociatat e bëra me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, do të arrihet një marrëveshje ku “ujërat greke do të zgjerohen me 12 milje”, kanë reagur LSI dhe PDIU. Këta dy forca politke janë shprehur se Rama po negocion dhe po shet  territorin.

Deklarata e Kotzias, ku ai thotë gjithashtu se në këtë hapësirë Greqia do të ushtrojë të drejtën e zonës ekskluzive ekonomike, u përhap me shpejtësi në mediat greke e më pas edhe në Shqipëri.

Kjo ka ngjallur reagimin e opinionit publik dhe faktorit politik në vend, ndaj të cilëve Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Patriotë me çizme e Çamërisë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!”, shkruan Rama.

Kryeministri i cilëson “të mjerë që meritojnë veç mëshirë” dhe kërkon durim deri kur të ketë një marrëveshje të firmosur.

“Kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, mbyll reagimin e tij kreu i Qeverisë.

 Lidhur me këtë reagim të Ramës, një lum komentesh ka pasur nga ana e qytetarëve, të cilët i kanë thënë se ky veprim ishte i tepërt.

Qytetari: Kjo ishte e tepert nga ana juaj jo se nuk keni te drejt por se smund tju kuptojne te gjithe ne ato fjale!Dukesh me shume si shqupi qe vjell vrer mbi cdo gje qe ben qeveria…!

Rama: E verteta mund te jete e vrazhde, po duhet thene sic eshte dhe s’ka lidhje as me vjelljen as me vrerin qe jane prodhime te genjeshtres!

Qytetari: Lori Agolli o zoteri un jam duke replikuar me ate qe beri statusin dhe mendimi atij me intereson.flm

Rama: Besard Shpata edhe njehere: Une s’e njoh urrejtjen se me ka mesuar gjyshja qe kur isha shume i vogel se urrejtja eshte e zeza e atij qe e ka! Te verteten time po, e dua dhe e mbroj me thonj dhe genjeshtren e neveris sigurisht

Qytetari:  Top Chanel televizioni “kombetar” dha 1 lajm qe sipas Kotzias jeni ne negociata per ti dhene 12 milje hapesire detare?

Rama: Visar Ndreca o mik, ne s’jemi ne negociata per te dhene det se per te dhene kishim Saliun qe detin e dine govate e tij ku thyente rekorde ne pllaquritje, ne jemi per te marre ate qe na takon! Kuptoveee?! Çdo pale thote ate qe i duket me e udhes, ne fund kartat do thone ate qe do te jete per te gjithe e nga te gjithe e pranuar.

Qytetari: O Z Kryeminister komplimente per vjershen po ca po bohet me trojet tona noi gjo per te mir shpresojme?

Rama:  Lexoje se nuk eshte vjershe dhe aty e ke pergjigjen nese te intereson apo s’ti mban dot qarku tre paragrafe ngarkese brenda nje dite? TIRANA TODAY

Tags: 12 miljedetfalëgrekutmbrojramareagonreplikatsaliuthonj

TË LIDHURA

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

09:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026
Aktualitet

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026
Next Post

FOTO/Autobusi i Sharrës përplaset me Range Rover-in me targa diplomatike

Shqipëria “qelbet erë” në mes të Evropës

Ergys Kaçe lë PAOK-un, bashkohet me gjigantin qipriot







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

by mirseda
09:59 | 09/06/2026
0

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas...

Sot provimi i Gjuhës Shqipe për maturantët

09:34 | 09/06/2026

Aksident ‘zinxhir’ në Vlorë-Orikum, makinat shpërthejnë në flakë! Vdes një nga shoferët

09:16 | 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është një bekim për vendin!

09:14 | 09/06/2026

Trump: Jemi pranë marrëveshjes me Iranin, tensionet me Izraelin mund të qetësohen për një javë

09:12 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com