Iggy Azalea ka çaktivizuar sërish rrjetet e saj sociale, kësaj radhe për shkak të fotove nudo që i janë shpërndarë pa lejen e saj.
Imazhet ishin realizuar gjatë një seance fotosh të realizuar për revistën GQ në vitin 2016, por që nuk ishin menduar që të publikoheshin.
Reperja australiane shprehet se u ndje e turpëruar, e dhunuar dhe tepër e zemëruar për sa i përket kësaj ngjarjeje.
Por sipas saj motivi kryesor që çoi në fshirjen e të gjitha llogarive të saj në rrjetet sociale, ishte reagimi i njerëzve ndaj këtyre fotove, ku shumë meshkuj shprehnin fantazitë e tyre seksuale nëpër komente.
“Shumë komente që shoh, nga meshkuj në veçanti, të cilët shprehin mendimet dhe fantazitë e tyre për sa i përket trupit tim, me të vërtetë që më kanë shqetësuar” – shkruan Azalea.
Nuk është hera e parë që Iggy Azalea vendos të shkëputet nga rrjetet sociale. Pak vite më parë ajo bëri të njëjtën gjë për shkak të ‘ofendimeve’ dhe ‘negativitetit’ të madh që merrte nga njerëzit.