Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rënie rekord e konsumit në Gjermani

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Kriza e energjisë dhe inflacioni kanë çuar në rënie rekord të konsumit në Gjermani. Që nga viti 1991 nuk është matur ndonjë vlerë tjetër më e ulët, sipas institutit të studimit të tregur, GfK.

Atmosfera e konsumit të përgjithshëm në Gjermani është keqësuar. “Shumë ekonomi shtëpiake janë momentalisht të detyruara të shpenzojnë dukshëm më shumë para për energjinë, apo ndryshe të lenë para mënjanë për fatura ndjeshëm më të larta të kostos së ngrohjes”, është shprehur Ralf Bürkl nga instituti i studimit të tregut, GfK në Nuremberg. “Kjo do të thotë që ata kursejnë tek shpenzime të tjera”. Klima e konsumit në Gjermani ka rënë në një rekord të ri, ka thënë Bürkl. Indeksi i GfK për tetorin ra në minus 42,5 pikë.

Jörg Zeuner, kryeekonomist i Union Investment sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa është shprehur, se “arsye për këtë është se nuk ka shenja për fundin e luftës në Ukrainë. Që do të thotë, se çmimet e energjisë në Europë edhe më tej do të mbeten të larta dhe inflacioni nuk ka për të rënë kaq shpejt. Këtë e ndjejnë konsumatorët dhe kufizojnë shpenzimet. Pasiguria është e madhe në lidhje me kohëzgjatjen e krizës energjitike dhe sa e shtrenjtë do të jetë në fund fatura. Si gjithmonë në situata të pasigurta, konsumatorët kanë refleksin e kursimit”.

Ndërkohë nuk ka shenja të dobësimit të inflacionit, klima e konsumit pritet të mbetet po ashtu e rënduar. “Rënia e shpenzimeve reale për konsum do të forcojnë tendencat e recesionit në ekonominë gjermane”, shpjegon GfK. Sipas Zeuner, ekonomistët presin një rënie të vëllimit ekonomik të Gjermanisë me rreth 2% deri në pranverën e vitit 2023, si pasojë e rënies së konsumit. Kurse Alexander Krüger nga Hauck Aufhäuser Lampe Privatbank, thotë se një vështrim në kuletë e ka rritur dëshpërimin e konsumatorëve. “Çmimet e larta të energjisë dhe artikujve të përditshëm do të ushqejnë edhe më tej pesimizmin.” Problematike, sipas Krüger, është se nuk shihet ende dritë në fund të tunelit. /DW

Tags: gjermaniinflacioniKriza e energjisë

TË LIDHURA

Bota

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026
Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Next Post

Do të dalë në gjyq, Shakira rrezikon 8 vite burg

"Revoltë masive në shtator", Meta: Protestat i prodhon vetë kjo qeveri mizore!

Meta: Opozita me kandidatë të përbashkët në zgjedhje!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com