pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24betasusjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvtaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibombetistpusulabetromabetibizabet girişbetexper girişbetexperpalacebet girişpalacebet1win giriş1winbetgit girişbetexpersonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetbetistonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetgitbetbeyesbetcashwinibizabet1winibizabetbetgitromabetcratosroyalbetgrandpashabetjojobetjojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rënie dramatike e viruseve të zakonshme: Duhet t’i mbajmë maskat përgjithmonë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Nga: Blake Farmer “Medical Xpress”

Maskat dhe distancimi fizik po sjellin përfitime të mëdha, duke bërë që njerëzit të mos preken nga shumë lloje sëmundjesh, dhe jo vetëm nga Covid-19. Por ka debate nëse duhet të vazhdohen të mbahen maskat edhe pas kësaj pandemie.

Mësuesit në “New Hope Academy” në Frenklin të Tenesit, SHBA, po diskutonin një ditë pikërisht mbi këtë gjë. Shkolla private e krishterë, ka vijuar mësimin në klasa gjatë gjithë periudhës së pandemisë, duke kërkuar nga fëmijët mbajtjen e maskës në fytyrë dhe distancimin fizik.

Nikol Grejson, që jep mësim në klasën e katërt, tha se mësuesit kuptuan diçka të veçantë.

“Ne nuk njohim askënd që të jetë prekur nga gripi. Unë nuk kam parë asnjë nxënës me bajame të acaruara”- thotë ajo. Dhe nuk është një dukuri e shkëputur.

Një studim i botuar në mars në “Journal of Hospital Medicine”, i udhëhequr nga studiues të Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, zbuloi se në 44 spitale fëmijësh në SHBA, numri i pacientëve pediatrikë të shtruar në spital për sëmundjet e frymëmarrjes, ka rënë me mbi 62 për qind.

Numri i fëmijëve në SHBA, që kanë vdekur nga gripi këtë sezon, mbetet në shifrat shumë të ulëta. Edhe vdekjet në përgjithësi kanë rënë në mënyrë dramatike, krahasuar me 10 vitet e fundit. Numri i vdekjeve nga gripi midis fëmijëve është zakonisht 100-200 në vit.

Por deri më tani vetëm 1 fëmijë ka vdekur nga gripi në SHBA gjatë sezonit 2020-2021.

As të rriturit nuk po sëmuren. Vdekjet nga gripi në SHBA këtë sezon janë disa qindra në vend të mijëra çdo vit. Në vitet 2018-19, një sezon i moderuar i gripit, vdiqën rreth 34.200 amerikanë.

Dhe nuk janë vetëm maskat dhe distancimi fizik, ato që po zhdukin sëmundjen ngjitëse, thotë dr.Emi Vehek, pediatre në “Mercy Community Healthcare”, një klinikë në Tenesi që financohet nga fonde federale.

“Sot është bërë një problem social të shkosh kudo nëse ke ethe. Prandaj prindërit nuk i dërgojnë fëmijët e tyre të sëmurë në shkollë. Ata po bëjnë një punë të mirë, duke i mbajtur në shtëpi kur janë të sëmurë”- thotë Vehek. Kjo qasje është e njëjtë edhe tek të rriturit që mund të ndihen të sëmurë.

Dhe në kushtet kur vaksinat anti-Covid-19 janë ende të padisponueshme për fëmijët, mund të ketë një vit tjetër me maska në shkolla. Disa ekspertë, teksa studiuesit po përpiqen të përmirësojnë komoditetin por edhe cilësinë e maskave, argumentojnë se më shumë shoqëri duhet që të përqafojnë përdorimin e maskave, sikurse bëjnë disa vende aziatike.

Por ekspertët e sëmundjeve infektive si dr.Rikardo Franko i Universitetit të Alabamës, dyshojnë nëse kjo gjë është praktike. “Unë jam pak skeptik nëse kjo krizë do të jetë e mjaftueshme për një ndryshim të përhapur të kulturës, kjo duke pasur parasysh sa e vështirë ka qenë ndryshimi i saj në muajt e fundit”- mendon ai.

Ndërkohë ndryshimet më të qëndrueshme mund të priten brenda vetë ambienteve të kujdesit shëndetësor. ​Para Covid-19, mjekët dhe infermierët, nuk mbanin zakonisht maska​. Dr.Dejn Herrison, që drejton një departament urgjence në një spital në Neshvill, përmendi një kolegun e tij që mban maskë që kur ka filluar punë.

“Ne të tjerët bënim shpesh shaka me të. Por kjo deri 1 vit më parë”- thotë Herrison. Tani që të gjithë mbajnë maska. “Kur të përfundojë pandemia e Covid-19, kjo është një praktikë që do të vazhdojë me siguri tek shumica prej nesh. Pasi nuk duam që të shqetësohemi nga fëmijët me hundët plot sekrecione, apo njerëzit e moshuar që nuk e dinë që na po teshtijnë mbi fytyrë”-thotë ai.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2021-04-common-viruses-masks.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: maskatpërgjithmonërenia e viruseve

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Tkurren shkollat, 26 mijë nxënës, studentë më pak për vitin akademik 20-21

Arrestohet 47-vjeçari në Lezhë në bashkpunim me Interpolin

Rama: Ja pse na duhet mandati i tretë, shumë gjëra për tu mbyllur







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Prindërit kërkojnë revolucion, fëmijët i japin ngjyra protestës para Kryeministrisë

by mirseda
17:00 | 10/06/2026
0

Në protestën e 10-të të organizuar përpara Kryeministrisë, përveç thirrjeve politike dhe mesazheve të qytetarëve, një rol...

Rama: Bota matet me investimet e huaja, ne na kanë futur xixat

16:46 | 10/06/2026

Aksident në Pogradec–Qafë Plloçë, makina del nga rruga, një i lënduar

16:39 | 10/06/2026

E gjithë Shqipëria në rrugë/ Tropoja i bashkohet reagimit popullor, protestë këtë të mërkurë

16:33 | 10/06/2026

Pas Zvërnecit, gardh me gjemba edhe në Rrjoll! Banorët paralajmërojnë protestë kombëtare

16:15 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com