Rama: Ja pse na duhet mandati i tretë, shumë gjëra për tu mbyllur

Në një postim të tijin Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaron se në mandatin e tretë janë shumë gjëra që duhen mbyllur.

Ai ka postuar dhe një video në facebook që e gjeni më poshtë.

‘’Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht, dhe që të shkojë në atë pikë, duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra përmbyllen, duhet mandati i tretë, që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm, të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti, që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme.’’- tha Rama.