Bilancit i COVID-19 në 24 orët e fundit, ka regjistruar në Francë, një rekord të ri. Janë shënuar 10 mijë e 561 të infektuar me COVID-19, dhe tashmë rrëzohet edhe rekordi i së enjtes, kur Franca regjistroi 9 mijë e 843 raste si asnjëherë më parë gjatë pandemisë.
Tashmë duket se Franca i është kthyer një vale të dytë, teksa qeveria edhe kësaj radhë nuk do e tolerojë rritjen e rasteve të COVID-19.
Testime masive dhe të shpejta do të kryhen në Francë teksa disa biznese do të punojnë me orar të reduktuar ditor.