Rastet me koronavirus kanë ndikuar menjëherë tek ndeshjet, e ndërsa lojtarët janë izoluar. Pandemia ka dhënë efektet negative tek fusha e blertë. Seria A ka vendosur të shtyjë ndeshjen mes Xhenoas dhe Torinos.
Ky vendim ka ardhur pasi tek Xhenoa janë konfirmuar 14 raste pozitive me koronavirus. Takimi mes Xhenoas dhe Torinos ishte programuar të luhej të shtunën në orën 18:00, por është shtyrë dhe tani pritet të mësohet se kur do luhet.
Ka qenë vetë klubi i Xhenoas që ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes, dhe kjo kërkesë i është aprovuar nga federata.