Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Reja: Përse e zgjodha Shqipërinë, ja kush më ftoi ta trajnoja

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Reja: Përse e zgjodha Shqipërinë, ja kush më ftoi ta trajnoja

Trajneri i Kombëtares Edoardo Reja përgjatë një interviste për “Jo Vetëm Modë” ka folur si rrallëherë për jetën personale si edhe për karrierën.

Pjesë të shkëputura nga intervista:

Kthehemi shumë kohë më parë, në fëmijërinë tuaj. Më flisni për fëmijërinë tuaj…

Kur isha 6-7 vjeç, për Krishtlindje shkruhej letra e dëshirave për Babagjyshin. Ime më më blinte bluza, këpucë dhe gjëra të cilat s’më interesonin. Unë shkruaja gjithmonë: Nuk dua asgjë, dua vetëm një top futbolli. Nuk ma bleu kurrë! Prindërit e mi merreshin me agrikulturë, pasi prodhonin verë. Dhe nga unë, si fëmijë i vetëm, prisnin që kur të rritesha do ta merrja në dorë kultivimin.

Kur isha 16 vjeç, provova për herë të parë me Juventusin, më pas me ekipin SPAL, i cili më përzgjodhi menjëherë. Unë munda të falsifikoj firmën e tim ati, por kur erdhi thirrja për grumbullim ekipi, më tha: Nuk do shkosh, do rrish në shtëpi! Dhe unë ia ktheva: E bëjmë kështu.

Më lejo ta provoj një vit. Nëse nuk më ecën, do të kthehem në shtëpi. Unë ndërkohë luaja me skuadrën e dytë, me të cilën fituam kampionatin italian. Vitin e ardhshëm, më vjen thirrja për t’u bërë pjesë e ekipit të parë SPAL. Ishim unë dhe Kapelo, i cili është miku im prej një jete tashmë. Kur ia them këtë tim ati, ai sigurisht u zhgënjye tej mase, por unë isha shumë i lumtur.

Hapi i madh në karrierë si futbollist?

Sapo kisha mbushur 18- vjeç. Mbeteshin edhe vetëm dy ndeshje vendimtare nëse do të ngjiteshim në seri më lart, ose do të zbrisnim.

Humbëm 1 me 0. Ç’është me e keqja: unë bëra autogol. Të nesërmen, kryetitujt nëpër gazeta lexonin: Reja, fajtor për rënien e SPAL. Por, presidenti më dha zemër. Më tha: Bëre një lojë të mirë. Vitin e ardhshëm, u bëra titullar bashkë me Kapelo-n.

Cili ka qenë njeriu që e shënjoi më së shumti fëmijërinë tuaj?

Mamaja ime. Ajo kujdesej për mua në çdo aspekt. Kurse im atë ishte disi me i prirur drejt biznesit.

Cili është mësimi më i vyer që babai juaj ju ka dhënë për jetën?

Më ka mësuar të kem karakter dhe të sakrifikoj. Unë ndiqja shkollën dhe gjatë tre muajve të verës, punoja. Kam punuar elektricist, bojaxhi, në shtëpinë time nuk hyn kurrë asnjë punëtor, sepse i rregulloj vetë të gjitha.

Nëse nuk do të kishit zgjedhur të vijonit karrierën si futbollist e më pas trajner, cili është pasioni të cilit mendoni se do i ishit dedikuar?

Do të kisha zgjeruar kultivarët për të prodhuar verë. Më pëlqen vera, e shijoj dhe kam filluar të jem njohës përherë e më i mirë i verërave.

Cila është periudha më e vështirë që keni përjetuar gjatë karrierës si futbollist?

Isha 24-25 vjeç, duhet të shkoja te Milani. Nuk kam qenë lojtar me dhunti speciale në aspektin teknik, por kisha një fizik shumë të fortë.

Mirëpo, më ndodhen dy dëmtime dhe ndryshe nga tani, të dëmtoje meniskun asokohe, quheshe praktikisht i mbaruar si lojtar. Por unë munda ta marr veten dhe të vazhdoj lojën, prej fizikut të fortë. Dëmtimet ma kushtëzuan shumë karrierën.

Përse vendosët ta linit lojën?

Kur nisa, isha 18 vjeç. Kur arrita të 30-at, njerëzit me thoshin se isha i moshuar për këtë lojë. Tani, në këtë moshë lojtarët piqen, kurse asokohe, 30 do të thoshte fundi i karrierës.

Cila ka qenë periudha më e bukur për ju si trajner?

Ka qenë ajo me Napolin. Edhe tani, kur kthehem në Napoli, më presin në aeroport, me përqafojnë. Kjo sepse gjatë kohës kur isha trajner, ekipit iu kthye dinjiteti. Për ta, të qëndronin në Serinë C ishte një zhgënjim. Të ktheheshin në Serinë A, ishte si të fitonin kampionatin. Kur isha 58 vjeç, pas një përvoje me Xhenoa-n, vendosa ta ndërpres karrierën si trajner. Por, më telefonon Açelino, sot president i Breshia-s, asokohe drejtonte Kaljari-n. I thashë: Jo, e kam lënë! Por, kur shikoj skuadrën, pjesë e së cilës ishte Zola, i madhi Gianfranko Zola, thashë:

Kjo skuadër premton shumë. Fituam një kampionat!

Përveç ekipeve të cilat i keni trajnuar, për cilin bëni tifo?

Për Udineze-n. Kur isha i vogël, 2 ose 3, i kërkoja gjithmonë babait të shkonim në stadium ta shikonim. Dhe ndonjëherë, më çonte.

Përse zgjodhët Shqipërinë dhe kush ju ftoi ta trajnonit atë?

Me Igli Taren kam punuar 4 vite te Lacio. Kemi një marrëdhënie miqësie të veçantë. Më telefonon dhe më thotë: Shqipëria nuk e ka ndërruar ende trajnerin. Megjithatë, ka një situatë pakënaqësie sa i takon rezultateve, mendon se do ishe i gatshëm të shkoje? Unë i thashë jo, sepse e kisha mbyllur. Igli më foli fjalë shumë të mira dhe më shtyu ta rimendoj. Më pas më telefonoi Duka dhe ramë dakord. Nuk kam punuar kurrë për para, kam dashur gjithmonë projektin që më është ofruar.

Po përpara, kishit qenë në Shqipëri?

Po, me Napolin, mos gaboj në 2005-ën apo 2006-ën. Ndaluam në Tiranë dhe të nesërmen shkuam në Shkodër ku do të zhvillohej ndeshja.

Por Tirana s’kishte lidhje me kryeqytetin e sotëm. Është shndërruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Jam shumë i impresionuar.

Po ndonjë fjalë shqip, e ke mësuar?

Jo, jo!

Akoma?!

E di cili është problemi? Këtu të gjithë flasin italisht!

A do merrje nënshtetësi shqiptare si…

…si De Biazi? Sikur! Do ishte bukur, sepse ai bëri histori. Ai qëndroi 5 vite, unë nuk e di nëse do t’ia dal. Do të më pëlqente shumë, por qëndrimi jonë varet direkt nga rezultati.

Momenti i rrëzimit… Nga 1-shi te dhjeta, sa i sikletshëm ishte? Dhe si e komentuan miqtë tuaj?

(Qesh…) Mos e pyet, më mirë. Më thanë që “ti po shkon të bësh trajnerin dhe nuk qëndron dot në këmbë për vete dhe qeshnin…”. Të gjithë u tallën me mua. Problemi qe se mbulesa ishte më e gjatë se ç’duhej. Siç ngrihem nga karrigia, bishti i mbulesës bëri që të më shkiste këmba. Thashë: Dikush më ka vendosur kurth.

Një moment i cili dha shumë për të diskutuar, ishte ai i Himnit përpara ndeshjes në Francë. A biseduat për këtë me De Champin?

Po. Është e qartë se Franca bëri një përshtypje shumë të keqe me atë që ndodhi. Më vjen keq për federatën, e cila na kërkoi falje dhe besoj se përgjegjësi i gjithë kësaj u pushua menjëherë nga puna. Megjithatë, ata që merren me këtë punë, nuk mundet kurrsesi t’i bëjnë gjërat sa për sy e faqe. Ndeshja e radhës në shtëpi për Francën ishte me Andorrën, kështu që kam përshtypjen se e kishin bërë gati për atë ndeshje, duke harruar atë me Shqipërinë. Kjo situatë është tashmë e mbyllur, megjithatë më vjen keq për përshtypjen e keqe që la Franca në këtë rast.

Si e gjete ekipin kombëtar kur erdhët?

Kur e pashë në Shkodër, mendova: Jo, nuk do bëhem trajner i kësaj skuadre!

Le të flasim pak për jetën tuaj jashtë fushe. Emri Livia, çfarë ju thotë?

Ime shoqe është gruaja e jetës sime. Një mbështetje e madhe në momente të vështira. E dua si ditën e parë. Gjithmonë!

Kur jeni njohur?

Kur isha 17 vjeç dhe luaja me Ferrara-n. Më pas shkova të luaja me Palermon dhe kuptova se nuk rrija dot pa të. Pas një viti u martuam, kur isha 23 vjeç. Mendo pak: Në qershor festuam 50-vjetorin.

Pra, ishte dashuri me shikim të parë apo…?

E di… Ajo ishte shumë e bukur. Kur ishte e re, se tani jo më (qesh…), por edhe shumë e fortë në aspektin e karakterit. Ka qenë shpesh vendimtare në zgjedhjet e mia.

E mbani mend puthjen e parë me Livian?

Ka qenë e vështirë. Tani është shumë e thjeshtë, kurse atëherë…. Sa e vështirë që ka qenë. M’u desh të prisja me muaj të tërë, 5-6 muaj, derisa e putha.

Tags: ftoirejashqiperitrajnoja

TË LIDHURA

Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin
Sport

Grumbullimi i Shqipërisë për ndeshjet e qershorit/ Asllani, i fundit që merr avionin

22:16 | 22/05/2025
Merkatoja “e ngrirë”, tregu i huaj në fokus për Partizanin
Sport

Merkatoja “e ngrirë”, tregu i huaj në fokus për Partizanin

20:52 | 22/05/2025
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Modriç largohet nga Real Madrid

20:17 | 22/05/2025
Next Post
Dervishi: Policia në krye të detyrës, shkollat janë të sigurta

Dervishi: Policia në krye të detyrës, shkollat janë të sigurta

Opozita ‘frikëson’ me shifrat, thyen rekordin për pjesëmarrjen

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar sulmon Bashën: PD e futët në "elektroshok"

Koncesionet e rrugëve, Grupi Parlamentar Demokrat kallëzim në Prokurori

Koncesionet e rrugëve, Grupi Parlamentar Demokrat kallëzim në Prokurori

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci
Aktualitet

Çahet xhami në kabinë, avioni i linjës Tiranë–Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

by mirseda
09:39 | 23/05/2025
0

Një incident i rrezikshëm ndodhi të martën me kompaninë ajrore Norwegian Air, kur fluturimi DY1935 nga Tirana...

”Rrethohet” Durrësi/ RENEA dhe policia zbarkojnë në qytetin bregdetar, shoqërohen disa persona

”Rrethohet” Durrësi/ RENEA dhe policia zbarkojnë në qytetin bregdetar, shoqërohen disa persona

09:11 | 23/05/2025
Shkolla nuk po vlen më, në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

Shkolla nuk po vlen më, në bare dhe restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë/muaj

08:52 | 23/05/2025
E rëndë në Kurbin, një person gjendet pa shenja jete në banesë

E rëndë në Kurbin, një person gjendet pa shenja jete në banesë

08:40 | 23/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 maj 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 maj 2025

08:29 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com