Trixa shkaktoi “furtunë” në rrjetet sociale, pasi nuk shkoi në shtëpinë e “BBV”, për të takuar Donaldin. Ajo refuzoi të hynte në “Big Brother VIP”, për shkak të hatërmbetjeve nga një shaka e Ermal Mamaqit në shtëpi që përmendte Trixën dhe Bora Zemanin.
Fansat prisnin që të kishte një reagim nga vetë Trixa, por këngëtarja zgjodhi që të heshte. Ndonëse Ermal Mamaqi sqaroi edhe një herë situatën, dhe se gjithçka ishte në sensin e shakasë, Beatrix nuk do t’ia dijë.
Por ku është Trixa? Burime të sigurta të “Prive.al”, bëjnë të ditur se ajo është larguar nga Shqipëria për disa ditë.