Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Refuzimi i kryeministrit për shtyrjen e 18 qershorit. PD: Rama do të bëjë zgjedhje pa opozitën  

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Refuzimi i kryeministrit për shtyrjen e 18 qershorit. PD: Rama do të bëjë zgjedhje pa opozitën  

Mazhoranca dhe opozita dështuan sërish që të arrijnë një marrëveshje midis tyre, edhe kur në tryezë iu ishte lënë një paketë me pika të përcaktuara qartë nga faktori ndërkombëtar, e përforcuar dy ditët e fundit nga ZëvendëNdihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee. 

Paketa “McAllister plus”, e cila parashikonte të sillte një zgjidhje të krizës politike, në fakt rezultoi e kundërta, pasi kryeministri Edi Rama nuk pranoi të negociojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve të 18 qershorit.

Nga ana e tij, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hequr dorë nga disa kërkesa të mëparshme nisur që nga miratimi i Vettingut, sipas marrëveshjes së 21 korrikut të vitit të kaluar dhe nga krijimi i qeverisë teknike.  

Basha ka kërkuar votimin elektronik dhe identifikimin biometrik të votuesve dhe shtyrjen e zgjedhjeve për një datë të mëvonshme. Njëra datë për zhvillimin e procesit zgjedhor mund të ishte 23 korriku i propozuar nga zyrtarët amerikanë ose në muajin shtator, një datë që do të përcaktohej nga Presidenti i ri i Republikës, Ilir Meta, i cili e merr zyrtarisht detyrën e tij më 24 korrik.     

Sipas anëtarit në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe njëherësh kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, ky refuzim i kryeministrit Edi Rama, është një përpjekje e këtij të fundit për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën.

“Kisha dyshime se Rama do pranonte pa presion paketën “McAllister” dhe prandaj në thelb e ka refuzuar edhe në momentin e parë. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: Frika nga humbja e shtyn të bëjë votime pa opozitën. Pjesë thelbësore e kësaj pakete lidhet me shtyrjen e detyrueshme të datës së zgjedhjeve. Gjoja i shqetësuar për aspektin kushtetues rrëzon paketën, duke refuzuar të pranojë shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ai nuk do të japë garanci për zgjedhje të lira dhe për këtë refuzon paketën “McAllister”, por e fsheh këtë fakt, duke përdorur datën e zgjedhjeve”, thekson Olli.

Shtyrja e zgjedhjeve

Olli argumenton se nëse nuk arrihet një marrëveshje për shtyrjen e zgjedhjeve para vendimit që do të marrë Kolegji Zgjedhor mbi paligjshmërinë e regjistrimit të partive të majta në KQZ, por edhe nisur nga mosregjistrimi i partive opozitare si subjekte zgjedhore në këtë institucion, praktikisht partitë opozitare nuk mund të hyjnë në zgjedhje.

Nëse Kolegji Zgjedhor do të rrëzojë kërkesën e partive opozitare mbi paligjshmërinë e regjistrimit të subjekteve të majta zgjedhore, atëherë i hapet rruga mazhorancës të shkojë e vetme pa opozitën në zgjedhje, gjë e cila do të sillte një situatë gati destabilizuese për vendin.

Nga ana tjetër, nëse Kolegji Zgjedhor do të marrë parasysh kërkesën e opozitës, atëherë forcat politike do të hyjnë në një spirale negocimi midis tyre për të gjetur mekanizmat ligjorë dhe kushtetues për të caktuar datën e zgjedhjeve.

“Nëse nuk shtyhet data, partitë opozitare nuk mund të hyjnë në zgjedhje. Mendon se ne dhe ndërkombëtarët jemi kaq të trashë sa mos e kuptojmë këtë fakt. Kjo paketë bie automatikisht nëse nuk shtyhen zgjedhjet e Rama, për arsye se nuk do në thelb paketën, si frikacak nuk e thotë këtë troç, por fshihet pas datës së zgjedhjeve si element kushtetues”, shprehet më tej ai.

Afati kushtetues  i zgjedhjeve 

Olli shpjegon edhe atë që quhet afati kushtetues për 18 qershorin. Sipas Ollit, afati kushtetues nuk lidhet me datën e zgjedhjeve por me afatin e përfundimit të mandateve të deputetëve.

Sipas tij, ky është një argument shtesë për të kuptuar se përse zgjedhjet mund të shtyhen përtej 18 qershorit, ku një datë mund të jetë në muajin korrik nëse përcaktohet nga partitë parlamentare ose në muajin shtator, datë që do të përcaktohej nga presidenti i ri, i cili merr detyrën më 24 korrik.

“Afati kushtetues nuk lidhet me datën e zgjedhjeve, por me afatin e përfundimit të mandateve të deputetëve. Kjo ishte arsyeja që zgjedhjet vendore u shtynë në vitin 2007, kur lideri global donte karrigen e bashkisë sërish pa zgjedhje. Pra, nga pikëpamja kushtetuese zgjedhjet mund të shtyhen. Rama e di por nuk do, pasi është ai që kërkon pushtet në tavolinë dhe jo opozita, prandaj po e çon vendin në greminë që të hyjë i vetëm në garë e të kënaqet se doli i pari… Çdo argument tjetër që mund të thuhet nga mazhoranca është broçkull. Kjo është e vetmja e vërtetë, mundësia për karrige është të bëjë votime pa opozitën!”, përfundon Olli.

 

 

  

 

Tags: 18 qershori24 korrikKolegji Zgjedhorkryeministrilulzim bashapartia demokratikerama

TË LIDHURA

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit
Aktualitet

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë
Aktualitet

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
Next Post
Klinton i  rikthehet politikës, krijon lëvizje anti-Trump

Klinton i rikthehet politikës, krijon lëvizje anti-Trump

Shtypi i ditës, 17 maj 2017

Shtypi i ditës, 17 maj 2017

Shtypi nga bota, 17 maj 2017

Shtypi nga bota, 17 maj 2017







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

by mirseda
12:12 | 11/03/2026
0

Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në...

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

Përfundon takimi i kryesisë në seli/ Klosi zbulon DATËN: Ja se kur do të mblidhet Asambleja e PS

10:47 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com