Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Refugjatët në darën e dhunës

7 vjet ago
in Të Gjitha
Refugjatët në darën e dhunës

Një burrë në moshë mesatare shkëputet nga radha e refugjatëve, që presin të marrin ushqimin në qytetin e vogël perëndimor në Bosnje, Velika Kladusha, ngre bluzën dhe tregon gjurmët e rrahjes dhe gjakun e tharë në brinjët e tij.

Ky imazh na duket i njohur: fotografi me plagë të ngjashme si këto të algjerianit po përhapen prej ditësh në rrjet – me shpjegimin, se këto plagë janë rezultat i “trajtimit” nga policia kroate.

Refugjatë në veri-perëndim të Bosnje-Hercegovinës, që janë përpjekur të shkojnë në Kroaci, – pra në territorin e BE-së – nëntë nga dhjetë syresh u tregojnë gazetarëve për sjelljen e shëmtuar të policisë kroate. Ata flasin për dhunë dhe ofendime, për paratë vjedhura dhe celularë të shkatërruar.

Po ashtu atyre u është hequr mundësia të paraqesin kërkesë për azil. E madje ata edhe janë detyruar prej policëve që përmes pyjeve të kthehen në Bosnje. Disa vijnë vet tek ne dhe na tregojnë plagët e na luten që të shkruajmë për këtë – “në mënyrë që Evropa ta kuptojë, se ç’po ndodh këtu”.

“Ushtrohet sistematikisht dhunë”: Organizata e ndihmës “No Name Kitchen” fotografitë e algjerianit të rrahur fillimisht i publikoi në rrjetet sociale. Vullnetarë të kësaj organizate mbështesin refugjatët në Romë të Italisë, në Shid të Serbisë dhe në Velika Kladusha. Ata i furnizojnë emigrantët me ushqime, batanije, veshmbathje dhe mundësi për të larë.

Gjithashtu, organizata është pjesë e një rrjeti, që mbledh njoftime lidhur me dhunën e policisë kundër emigrantëve. Në faqen e internetit www.borderviolence.eu punonjësit kanë listuar 200 raste që nga fillimi i vitit 2017, në të cilat policia ka ushtruar dhunë ndaj emigrantëve në kufirin mes Kroacisë, Serbisë dhe Hungarisë dhe Bosnjës e Kroacisë.“Çdo ditë ne kemi një apo dy raste. Ne nuk kemi aspak kapacitete, që t’i dokumentojmë të gjitha këto”, thotë Marc Pratllus nga No Name Kitchen për DW. “Që ushtrohet dhunë, kjo mund të shihet çdo ditë. Mjafton të shkosh në kampin e refugjatëve dhe të pyesësh. Një ditë më parë ne ishim në stacionin e autobusit, ku flinin 25 vetë të kthyer nga Kroacia. 14 prej tyre ishin rrahur, e disa madje kanë edhe brinjë të thyera.”

Dhuna si pjesë e një politike të re evropiane ndaj refugjatëve? Emigrantët, që janë detyruar të kthehen nga Kroacia në territorin boshnjak, konfirmojnë, se policia kroate ka qenë brutale ndaj tyre. Në njërin prej informacioneve të dëshmitarëve në faqen e internetit  www.borderviolence.eu një 47 vjeçare nga Iraku me shenja të dukshme plagësh në fytyrë në krah dhe këmbë tregon, se  policët e kanë rrahur atë dhe djalin e saj 14 vjeçar pa asnjë arsye. Po ashtu atyre iu morën paratë dhe telefoni celular dhe një laptop.

Ky është vetëm njëri nga shumë raste, tërheqin vëmendjen OJQ-të, që mbështesin refugjatët në Bosnje.

“Gjatë dy javëve të fundit ne kemi dokumentuar 17 kthime të dhunshme të grave nga Sllovenia dhe Kroacia për në Bosnje. Në më shumë se gjysmën e rasteve kanë qenë minorenë”, thuhet në një raport të organizatës së ndihmës “Are You Syrious”

“Gjatë kthimeve me dhunë policia kroate u a bën të pamundur refugjatëve, që të paraqesin kërkesën për azil – dhe me këtë ajo shkel kushtetutën e vendit dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare”, thotë Emina Buzhinkiç nga iniciativa për mbështetjen e refugjatëve “Dobrodošli” (Mirësevini), pas së cilës qendrojnë 60 organizata kroate nga shoqëria civile.

Dy herë ka bërë kallëzim “Dobrodošli” vitin e kaluar ndaj Ministrisë së Brendshme kroate në Zagreb – në të dyja rastet duke paraqitur dëshmi të detajuara mbi kthimet me dhunë të refugjatëve. “Edhe sot ne jemi në pritje të përgjigjes”, thotë Emina Buzhinkiç.

Deutsche Wëelle-s ministria iu përgjigje, se “të gjitha rastet e deritanishme, kur ka pasur informacione për dhunë fizike nga policët ndaj emigrantëve apo sekuestrime të pronësisë së tyre janë verifikuar, nuk ka pasur përdorim të mjeteve imponuese.”

Të drejtat themelore dhe dinjiteti i emigrantit respektohen në Kroaci dhe bëhet kujdes, që ata të kenë akses në sistemin ndërkombëtar të mbrojtjes. Më tej thuhet në e-mailin e ministrisë dërguar Dë-së: “Republika e Kroacisë ka një marrëvesje aktive dhe të suksesshme me Bosnje-Hercegovinën për pranimin e refugjatëve të kthyer, persona këta që hyjnë ilegalisht.”

Si mund të zbulohet e vërteta? Peter Van der Auëeraert, drejtues i misionit të IOM në Bosnje vë në dukje, se punonjësit e tij dëgjojnë mjaft histori për kthimet e dhunshme të refugjatëve nga Kroacia – por është e pamundur, që të vërtetosh saktësinë e tyre.

“Unë di edhe për dhunën ndër emigrantët”, thotë Van der Auëeraert, “e ndonjëherë është e vështirë të zbulosh, se nga vijnë plagët, pa bërë ekzaminimin e duhur të tyre.”

Vëzhgimet e punës së policisë kufitare nga ndihmësit e refugjatëve në kufirin e Kroacisë me Slloveninë kanë bërë, që ndërkohë më shumë refugjatë t’ia dalin të paraqesin kërkesën për azil në Slloveni.

Edhe atje sistematikisht janë mohuar të drejtat e tyre, thotë Andrej Kurnik, pedagog dhe studiues në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Lubjanë. Sipas tij, “parimi i presionit reciprok është në BE një ndër arsyet e vërteta për brutalitetin e policisë kroate dhe asaj sllovene ndaj emigrantëve.

“Sllovenia i kthen refugjatët nga vende të BE-së më në veri të saj si Austria, e cila e ka mbyllur kufirin me Slloveninë. Përkatësisht Sllovenia i bën presion Kroacisë, që gjithashtu synon të anëtarësohet në hapësirën Shengen.

Ekseset e policë kroate kundër refugjatëve kanë nisur, sipas Kurnik, “pasi Bostjan Shefic nga Ministria e Brendshme sllovene kërcënoi, se do të ndërhyjë, nëse Kroacia nuk bën më gjë, për t’i ndalur refugjatët”./DW

Tags: azilbedarendhunëskroaciaRefugjatëtSerbia

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Elliott rrëzon UEFA-n në CAS, ja vendimi që morën për Milanin

Milani bën goditjen 120 milionëshe në orët e fundit të merkatos

25 vite me fanellën bardhezi, largohet dhe një lider nga Juventusi

25 vite me fanellën bardhezi, largohet dhe një lider nga Juventusi

Rama i thërret mendjes. Pas tragjedisë së Xhenovas bën lëvizjen e bujshme

Rama i thërret mendjes. Pas tragjedisë së Xhenovas bën lëvizjen e bujshme

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

65-vjeçari u vra në Xibër – Policia: U gjet pranë pronës me plagë nga mjet prerës

by mirseda
22:43 | 11/06/2025
0

Policia e Dibrës ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi vrasjen e një 65-vjeçari në Xibër të Klosit,...

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

22:29 | 11/06/2025
Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com