Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Reforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve/ Rama: Të jetë hera e fundit

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Reforma zgjedhore me ndërmjetësimin e ambasadorëve/ Rama: Të jetë hera e fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se marrëveshja e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore është e fundit që bëhet me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit për Integrimin Evropian, Rama theksoi se në tryezën e integrimit duhet të ishte edhe opozita, pasi ajo mund të jetë qeveria e së nesërmes.

Sipas Ramës, jemi të pashoq kur vjen puna për të dakordësuar mes veti, për të folur, e dialoguar e për të gjetur zgjidhje pa përkthyes.

“Besoj që sot mund të thuhet se jemi në një stad të ri përderisa na mbledh këtu në këtë forum të diktuar edhe nga koha që kalojmë gjysmë real dhe gjysmë virtual, si edhe vetë procesi, është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se 11 vite pas aplikimit, jemi gati që të hapim këtë faqe të re, që si gjithë libri i shumëvëllimshëm i procesit të integrimit është me më shumë detyra dhe sfida dhe patjetër dhe që kërkon më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Por besoj se një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, që kur e shohim procesin me vështrimin përpara jemi ende larg objektivit, anëtarësimit të plotë në BE. Por kur kthejmë kokën pas, shikojmë se jemi më afër se një vit më parë, apo 5 apo lere 11 vite më parë. Ky proces ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend, shtet me standardet e BE-së.

Nuk na e kërkon e gjithë bota bashkë, por e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. Dhe nuk diskutohet që në thelbin e vet është proces shtetformimi për ngritjen e institucioneve dhe parimeve të BE-së. Kemi një sërë sfidash të gjithhershme dhe një serë reformash që janë në proces, duke filluar nga reforma e reformave, që është ajo në drejtësi, që bëhet fjalë për një operacion kompleks me komplikacionet e veta, por është e qartë se gjithçka që bëjmë në këtë proces, përbën një hap më përpara për përfundimin e tij me sukses me një sistem drejtësie të pavarur dhe profesional, që garanton barazinë e të gjithëve para ligjit.

Do të na ndjekë kjo sfidë deri në fund. Me metodologjinë e re shtetet e anëtare kanë adresuar faktin që këto të jenë sfida të fituara para se vendet të marrin vendin e tyre në tryezë. Krimi dhe korrupsioni patjetër që janë dy pjesë të një sfide tjetër të rëndësishme. Rezultatet flasin, gjithmonë duke u nisur nga ajo që thashë në fillim. Jemi ende larg, por nëse shohim nga ku jemi nisur, sot jemi shumë afër. Pandemia tregoi se ne kemi një sistem funksional institucionesh dhe sidoqoftë. Sot ne patëm që të vendosim kushtet, një sistem të tërë ndërveprimi dixhital që lehtësoi procesin për nevoja imediate. Dixhitalizimi është në një fazë që kaloi në procesin automatik. Jemi në kushtet ku mund të jemi të inkurajuar sa kemi bërë dhe të bindur se ne vetë e kemi në dorë me metodologjinë e re për ta përshpejtuar procesin.

Në një mënyrë apo tjetër në një efekt influencash jo malinje, po beninje nga vetë vendet anëtarë kanë, apo krijuan një spekticizëm në lidhje me BE-në, morën një përgjigje spektakolare pse anëtarësimi në BE përveç se është një rrugëtim që modernizon vetë shtetin shqiptar, është edhe një hapësirë solidariteti, i treguar në mënyrë shembullore nga të gjitha vendet e BE-se dhe komisioni pas tërmetit të 26 nëntorit, ku disponojmë të gjitha mjetet për procesin e rindërtimit. Por edhe situatën e krijuar me COVID-in, BE nuk ka ktheu shpinën, na ofroi solidaritet dhe na shtriu dorën. Për një stafetë te ju zonja Hajdari dhe brezi i ri i politikës.

Në fund të ditës ne mund të bëjmë një rrotullim 360 gradë dhe mund të gjejmë në gjithë atë rreth të problemeve plot arsye për të e bardhë, e zezë, por kështu apo ashtu, por askush nuk i shmanget një vrime të zezë që e kemi për fat të keq në këtë hapësirë, po për fat të keq, krahasuar me të gjitha vendet që sot janë pjesë e BE-së, parë dhe kaluar para nesh, jemi realisht të pashoq në paaftësi kronike për të dialoguar mes veti, për të mirëkuptuar mes veti dhe për të gjetur zgjidhje mes veti për ato çështje që janë krijuar nga sebepe të natyrës politike, të vogla, të mëdha apo jo por sebepe që nuk e konkurrojnë dot madhësinë dhe peshën e një qëllimi që këtu në Shqipëri e ndajnë të gjitha forcat dhe partitë. Jemi rast unikal, nuk kemi asnjë forcë, që të predikojë ndonjë rrugë tjetër përveç asaj me BE-në, apo teza dhe qasje në konflikt me këtë.

Ky qëllim e bën të duket më problematik faktin që jemi ende të paaftë që të komunikojmë shqip me njëri tjetrin pa përkthyes. Por rasti i fundit që u përshëndet, është flagrant. Jemi mbledhur në një ambasadë të gjithë përfaqësuesit e forcave më të mëdha në vend, mbyllur atje me ditë dhe net për të lënë gjërat sikur janë, për t’u marrë vesh që nuk do të bëjmë atë që duhet, por do i lëmë sikur janë. Dhe kur sheh këtë, njeriu mendon, pse këtë nuk mund ta realizonim vetë? Pse të kërkonim strehë në një ambasadë mike dhe komunikimi të bëhej në disa gjuhë dhe tekstet në disa përkthime dhe përgjigjet të jepeshin në disa bedelë.

Mendoj se kjo do të jetë e fundit dhe miqtë tanë të paçmueshëm nuk do të ndihen më këtë në këtë pozitë dhe zgjedhësit tanë, nuk ka pse të shohë më në dyert e ambasadave, pse palët nuk arrimë të ndajnë çfarë është e ndarë dhe e përbashkët. Me presidentin kemi çështje të hapura, por patjetër që mund të takoheshim te presidenti, kryetari i kuvendit, kryemyftiu i Tiranës, Baba Mondi, kreu i komunitetit Katolik, apo protestantët. Nuk mund të bëjmë marrëveshje në ambasada. Kjo ishte e fundit. Për çështje që ne na takon ti zgjidhim vetë nuk mund të bëjmë më sikur nuk jemi të njëjtët për t’i zgjidhur bashkë. Nëse ky quhet këshilli kombëtar i Integrimit, këtu duhet të ishte edhe opozita e sotme, pasi është alternativa dhe qeveria e nesërme, pasi kështu me radhë”, tha ai.

.

 

 

Tags: ambasadoreted i ramareforma zgjedhore

TË LIDHURA

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë
Kosovo

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës
Aktualitet

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia
Aktualitet

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
Next Post
“Patjetër zonja Topalli”, Rama ironizon Rudina Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën

“Patjetër zonja Topalli”, Rama ironizon Rudina Hajdarin pasi i ndërpreu fjalën

EMRAT/ Tre “të fortët” nga Vlora dhe Fieri nën shënjestrën e OFL-së

EMRAT/ Tre “të fortët” nga Vlora dhe Fieri nën shënjestrën e OFL-së

I dënuar për “Masakrën e Çoles”/ Kush është “i forti” nga Vlora që duhet t’i përgjigjet OFL

I dënuar për “Masakrën e Çoles”/ Kush është “i forti” nga Vlora që duhet t’i përgjigjet OFL

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025




TË FUNDIT

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi
Bota

Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësim Ukrainë-Rusi

by mirseda
23:06 | 20/05/2025
0

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit amerikan Donald Trump se Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin...

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Fitorja e Kurtit është “Fitore e Pirros”, ai është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

23:04 | 20/05/2025
“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

“Bashkëpunojmë me PS vetëm për një çështje”, Berisha i vendos kufij Ramës

22:58 | 20/05/2025
Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, ja çfare zone rrethon policia

22:53 | 20/05/2025
“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

“Nuk pranon asnjëherë zgjedhjet kur humbet!”/ Gazetarët i kujtojnë Berishës qëndrimet pas disfatave zgjedhore

22:40 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com