Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Refleksione në “të tretat e protestës”

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës

Nga Mero Baze

Është një ekuacion i vështirrefleksione ë ta zgjidhësh sot, nëse shkaku i rënies së pjesëmarrjes në protestë, është prania e opozitës, apo distanca formale e opozitës nga tribuna. Por mendoj se përgjigjia është diku aty në mes.

Një kauzë e tillë siç është kauza për të mbrojtur një ndërtesë të vjetër, me histori të debatueshme sa i përket vlerave funksionale, por dhe urbanistike, është një kauzë politike.

Edhe kur nuk e mbështet ndonjë parti, ajo është politikë me vete.

Ajo që ndodhi me kauzën e Teatrit, e cila ndoshta ishte kauza reale për një pjesë të komunitetit të artistëve, në shumicë për ata që e shikonin më shumë nga jashtë, ishte mosmarrja seriozisht nga opozita e kësaj kauze, por kapja dhe lënia e saj sipas halleve që kishte opozita.

Në shumicën e rasteve, opozita e mbështeti këtë kauzë, kur gjendej bosh, ose kur donte të krijonte alibi për mos bashkëpunim me Qeverinë për çështje me rëndësi të vendit.

PD asnjëherë nuk e mori përsipër ta udhëheqë këtë kauzë, edhe për shkak të kaluarës së keqe të saj.

Ajo është partia që e ktheu Teatrin Kombëtar në Bingo në qeverinë e parë të saj 1992- 1997, dhe në atë kohë nuk quhej Teatri Kombëtar, por “Bingo Ylli”.

Më pas, kur rierdhi në pushtet e hoqi nga lista e Monumenteve të Kulturës, duke filluar ndërtimin e Teatrit tek Piramida, ndërsa aty do të ndërtoheshin pallate.

Pra, fuqia e PD për t’u paraqitur si një pari konservatore, që kërkon të ruajë historinë e atij Teatri, ishte tretur në papërgjegjësitë e saj gjatë qeverisjeve të vendit dhe në sjelljet barbare ndaj asaj godine.

Për këtë shkak, PD më shumë se sa për Teatrin, kishte nevojë për një gjimnastikë protestash nga militantë të saj në krye të aktivistëve që u grumbulluan rreth Teatrit.

Dhe kjo krijoi distancën e parë të qytetarëve me kauzën e Teatrit.

Distancën e dyte e krijuan vetë aktivistët. Një pjesë e tyre menduan se zbuluan të ardhmen e tyre në krye të pushtetit të ëndërruar të PD dhe u bënë më fanatikë se Lulzim Basha si pëdë-istë, dhe filluan sulmin ndaj të tjerëve që nuk ishin afër PD. Të gjithë jemi dëshmitarë të përçarjes së tyre, që përfundoi në ofendime kafshërore, duke i treguar njëri- tjetrit e tjetrës, si ia kanë ngritur këmbët në hotele.

Grupi mbijetues, dy vëllezër dhe një vëlla e motër, tashmë u shfaqën si gardianë politikë të Teatrit, në emër të PD.

Nëse shikon fjalimet e tyre, janë të gjitha politike, por të dobëta. Ata flasin si politikanë, sillen si politikanë, kanë qëndrime politike për atë që bëjnë, njësoj si Flamur Noka, por mjerisht niveli i tyre është foshnjor.

Po të ishte për politikë, këtë punë duhet ta drejtonte Sali Berisha e Ilir Meta, e jo dy vëllezërit Budina, apo familja  Liçaj. Se të paktën Berisha e Meta kanë njerëz nga pas, që u shkojnë pa u menduar shumë. Por të dëgjosh vëllezërit Budina e shokët e tyre, duhet një herë të mendohesh çfarë po thonë, e pastaj të mendohesh dhe pak më gjatë nëse shkohet pas tyre.

Ata sillen sikur e kanë zbuar PD dhe LSI nga skena dhe ata tani janë duke marrë, jo më Teatrin, por PD e LSI.

Kjo i bën qesharakë, naivë, dhe natyrisht të pambështetur. Shto pastaj aty dhe disa aktivistë të majtë, që dalin në skenë dhe i kujtojnë padashje PD-së vrasjet e Sali Berishës e Lul Bashës më 21 janar, dhe situata bëhet dhe më e sikletshme.

Kjo protestë, ose bëhej si protestë e PD dhe LSI, ose si një lëvizje politike e një grupimi të ri, që udhëhiqej nga intelektualë të pakonsumuar deri më sot, që ngjallin shpresë. Dhe unë besoj se në atë masë njerëzish kishte plot të tillë. Por kjo përfundoi në një protestë që udhëhiqet nga njerëz që mendojnë se po marrin PD e LSI.

Kjo bën që dita e tretë e prishjes së godinës të ngjajë, si “të tretat e protestës” që ka lindur e vdekur.

 

Tags: mero bazeprotestarefleksioneshembjaTeatri

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Itali/ Bilanci nga koronavirusi për 24 orët e fundit

Itali/ Bilanci nga koronavirusi për 24 orët e fundit

Kosova pranon pjesën e dytë të ndihmës emergjente nga BE

Kosova pranon pjesën e dytë të ndihmës emergjente nga BE

“Sezoni turistik hapet më 15 qershor”, Mitsotakis tregon se kur rifillojnë fluturimet ndërkombëtare

“Sezoni turistik hapet më 15 qershor”, Mitsotakis tregon se kur rifillojnë fluturimet ndërkombëtare







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com