Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjes Civile.
Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra, për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve. Pjesa më e madhe e shërbimeve, do të ofrohen online prej datës 1 maj.
Çuçi shpjegoi gjithashtu se dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme, do të sigurohen vetë nga institucionet publike nga #eAlbania.
“Sot miratuam reduktimin e zyrave të Gjendjes Civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digjital për dhënien e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online.
Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sportel fizik, do të jetë vetëm online me përjashim të atyre shërbimeve ku duhet të jetë i pranishëm qytetari.
Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacioninin ia siguron insititucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrohen online. Janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme”, tha ministri Çuçi.