Nëse i keni humbur të gjitha shpresat nga preparatet për flokë ose dëshironi të provoni diçka të re dhe të shëndetshme për flokë, ja disa këshilla.
- Nëse nuk dëshironi të përdorni regjenerues për flokët tuaja, atëherë ju këshillojmë të përdorni lëngun e limonit ose uthullën e mollës.
- Mund të zieni një grusht mente të freskët në tri decilitra ujë, për 20 minuta. Pas ftohjes, lëngun e përzieni me shamponin që e përdorni për flokë.
- Nëse dëshironi losion natyror për flokë, veproni si në vijim: në një gotë ujë përzieni dy lugë uthulle të ëmbël dhe pakëz kripë. Këtë tretësirë masazhojeni në flokë, lëreni të qëndrojë një orë dhe lajini flokët me ujë të vakët, pastaj krihni dhe thajini.