Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Reagimet pas dorëheqjes së papritur të Haradinajt

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Reagimet pas dorëheqjes së papritur të Haradinajt

Ramush Haradinaj ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte. Ai do të paraqitet në Hagë javën tjetër. A do të ketë Kosova kryeministër të ri, apo vendi do të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Dorëheqja e parevokueshme e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, pas ftesës si i dyshuar nga Gjykata Speciale, i zuri në befasi të gjithë udhëheqësit e tjerë të institucioneve e partive politike, presidentin dhe kryetarin e kuvendit dhe po ashtu edhe udhëheqësit e opozitës. Lajmin për dorëheqjen e Haradinajt, ata e morën nga mediet, pasi vet Haradinaj e bëri publik në fund të një mbledhjeje të rregullt të qeverisë, ku njoftoi për dorëheqje edhe ministrat e tij.

Haradinaj tha, se ai do të shkojë në Hagë, si qytetar i zakonshëm i Kosovës e jo si kryeministër i vendit edhe pse tash për tash nuk ka aktakuzë për krime lufte. Në të njëjtën ditë nga Gjykata Speciale u ftua edhe këshilltari i presidentit të Kosovës Bislim Zyrapi, ish-shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe disa eprorë të ish-UÇK-së. Presidenti i Kosovës Hashim Thaҁi, në reagimin e tij, tha se lajmin e ka mësuar nga mediet.

“Nga mediat u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veproj bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”, tha presidenti Thaҁi, duke besuar në siҁ thotë “pastërtinë e luftës së UÇK-së”.

Partneri kryesor i Haradinajt në qeveri lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ndodhet për vizitë në SHBA dhe edhe ai nga mediet e mori lajmin për dorëheqjen e Haradinajt. Lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt, se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së. Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, shkroi Kadri Veseli.

Edhe partneri tjetër i koalicionit qeveritar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka quajtur të padrejtë ftesën e Gjykatës Speciale për kryeministrin e Ramush Haradinaj, duke thënë se “kjo gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës”, prandaj, sipas tij, “alternativa e vetme është përballja me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës”.
Nga ana tjetër lideri i partisë më të madhe opozitare LDK-së, Isa Mustafa, tha se partia e tij vazhdimisht ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë Haradinaj, por që dorëheqja të vjen pas ftesës nga Gjykata Speciale, ata ndjejnë keqardhje.

“LDK në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por ndjejmë keqardhje që kjo ndod për shkak të ftesës nga Dhomat e Specializuara, të Kryeministrit të Kosovës. Besoj fuqishëm se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe”, tha Isa Mustafa. Kjo parti në orët e vona mblodhi kryesinë dhe doli me qëndrim duke kërkuar nga presidenti i Kosovës që t’i nis konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve. LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”, thotë LDK. Udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se dorëheqja e Haradinajt është “dorëheqje e vonuar me arsye të gabuar”. Ai kritikon Haradinajn për shumë punë në qeverisjen e tij, ndërsa, thotë se “Kosova ka nevojë për gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së”.

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak që u ftua si i dyshuar nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, u komentua edhe në mediet e Beogradit. Gazeta Blic e Beogradit shkroi se presidenti serb Aleksandër Vuҁiq, menjëherë pas dorëheqjes së Haradinajt mblodhi krerët e institucioneve të Serbisë, ndërsa, gjatë ditës do të dalë me qëndrim për të ardhmen e dialogut. Ramush Haradinaj në nëntor të vitit të shkuar vendosi taksë ndaj mallrave serbe, ndërsa, Serbia nga ana e saj nuk pranoi që të ulet në dialog me Kosovën pa u hequr kjo taksë. Heqjen e taksës vazhdimisht e kërkoi edhe komuniteti ndërkombëtar, por Haradinaj edhe në letrën e tij të dorëheqjes tha, se taksa ndaj Serbisë do të mbetet. Sidoqoftë tash për tash pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, akoma nuk dihet saktë nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, apo presidenti do të kërkojë brenda 10 ditësh nga koalicioni ftues i zgjedhjeve të fundit që ta propozojnë një person tjetër për postin e kryeministrit. Neni 95 pika 5 e Kushtetutës së Kosovës thotë, se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar eeverinë”. Njohësit e rrethanave politike thonë se nëse dy herë radhazi parlamenti dështon ta zgjedhë kryeministrin e ri Kosovës, atëherë Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Sidoqoftë ftesa nga Gjykata Speciale për kryeministrin Ramush Haradinaj, si i dyshuar për krime lufte befasoi opinionin në Kosovë. Kjo për faktin që sipas një analisti politik, Artan Muhaxheri, Haradinaj dy herë ishte shpallur i pafajshëm nga drejtësia ndërkombëtare.
“Eshtë një rast i paprecedent kur Ramush Haradinaj për të tretën herë ftohet nga drejtësia ndërkombëtare (ndonëse kësaj radhe si i dyshuar pa aktakuzë) kur në dy gjykime ndërkombëtare në Tribunalin e Hagës që zgjatën për tetë vjet, Haradinaj është shpallur i pafajshëm. Pra, shprehi habi të madhe dhe ky është një rast i paprecedent që nuk ka ndodhur në asnjë vend të ish Jugosllavisë”, tha për DW-së Artan Muhaxheri. Sipas tij, “ftesa për në Gjykatën Speciale është e lidhur direkt me taksën ndaj Serbisë dhe për bllokadën që kjo taksë po i bënë dialogut me Serbinë”.

Në mars të vitit 2005, tre muaj pasi kishte marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë. Pas katër vjet gjykimi, ai u shpall i pafajshëm. Tribunali i Hagës serish rastin e tij e ktheu në rigjykim në vitin 2012 dhe serish ai shpallet i pafajshëm. Një rast tjetër kur Ramush Haradinaj u përball me një proces gjyqësore ishte ai i vitit 2017 në Kolmar të Francës ku policia franceze e ndaloi atë mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar për krime lufte të lëshuar nga Serbia. Edhe në këtë proces gjyqësorë Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm.

Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë, u themelua në gusht të vitit 2015, me votat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Kjo gjykatë ka selinë e saj në Hagë, vepron me ligjet e Kosovës, por me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. /DW

 

Tags: Hagëharadinajkosove

TË LIDHURA

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”
Rajoni

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

20:09 | 29/05/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar
Rajoni

Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar

10:51 | 29/05/2025
Next Post
Policia kap hajdutin e varëseve të floririt, ja çfarë zbuloi më tej (foto)

Policia kap hajdutin e varëseve të floririt, ja çfarë zbuloi më tej (foto)

Gjykata Speciale në Hagë, ftesë ish-kryetarit të Kuvendit

Gjykata Speciale në Hagë, ftesë ish-kryetarit të Kuvendit

Keni bërë plane për të ikur nesër në plazh? Ja sa do të shkojnë temperaturat

Keni bërë plane për të ikur nesër në plazh? Ja sa do të shkojnë temperaturat

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, data 30 maj 2025

by mirseda
08:26 | 30/05/2025
0

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës drejt brigjeve Mesdhetare do të diktoje kushtet atmosferike edhe...

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com