Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rasti i 6 vajzave jetime/Arbër Hajdari rrëfen kush do të marrë kujdestarinë

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
6 motrat jetime/Edi Rama: Kontributi i “Fundjavë Ndryshe”, për t’u admiruar

Mbrëmjen e sotme në një emision special ‘Opinion’ u transmetua rasti i 6 vajzave  jetime nga Kukësi të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Drejtori i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari deklaroi sonte se kujdestarinë ligjore të  6 vajzave do ta marrë vëllai i tyre i madh nga babai. Ai tha se vëllai i madh ka kërkuar në gjykatë kujdestarinë ligjore dhe është i gatshëm që t’i marrë në shtëpinë e tij, por sqaroi se shtëpia është e vogël dhe duhet një shtëpi tjetër për to.

Gjithashtu, Arbri rrëfeu mënyrën se si u identifikua rasti. Ai tregoi se rasti i vajzave ishte trasmetuar fillimisht në një televizion lokal.

“Vajzat u identifikuan kur i ndërroi jetë nëna, një media lokale i kishte transmetuar. Vajza e madhe kishte tentuar. Kujdestarinë e vajzave do ta marrë vëllai i madh i vajzave nga babai. Vëllai jeton në Tiranë dhe ka kërkuar kujdestarinë e vajzave. Vëllai jeton në një banesë të vogël, ndaj duhet dhe një banesë tjetër më e madhe për vajzat,” deklaroi Arbër Hajdari.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”,  këtë herë ka marrë për sipër për të ndihmuar 6 motra jetime, të cilat fatkeqësisht nuk kanë as nënën e as babanë. Sikur të mos mjaftonte kjo ato jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. 

Si në shumë raste të tjera, edhe këtë herë Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka bërë thirrje për ndihmë, ku ka një apel të madh për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që sipas mundësive të tyre t’u vijnë në ndihmë 6 vajzave.

Pas humbjes së nënës së tyre ata janë rikthyer në fshat pasi në qytetin e Kukësit vajzat jetonin me qira. Ata rrëfehen se qiradhënësi i kishte nxjerrë nga shtëpia, pasi vajzat nuk kishin mundësi ta paguanin. Përveç ikjes nga qyteti në fshat ata tashmë nuk kanë as mundësi të shkojnë  në shkollë, pasi janë rreth një orë larg nga qyteti i Kukësit.

“Që kur na vdiq mami ne erdhëm këtu në fshat. Ne jemi një orë larg Kukësit. Nuk kemi njeri, jemi vetëm. Na mungon shkolla. Jemi shumë keq. Kemi frikë të rrimë këtu. Gjithçka ndodhi ngaqë vdiq mami. Në Kukës ne ishim me qira dhe xhaxhi na nxori jashtë. Por mendoj se kemi shpresën dhe do të rehatohemi si gjithë të tjetër. Mendoj se do të rehatohemi me shkollën, me shtëpinë me të gjitha gjërat. Ju bëj thirrje të gjithëve që të na ndihmojmë që të gjejmë një shtëpi dhe të rehatohemi. U bëj thirrje të gjithë njerëzve. Kam shpresën se dikush do të na ndihmojë” rrëfehet njëra nga vajzat.

Të gjithë shqiptarët por jo vetëm që dëgjojnë këtë histori rrëqethëse dhe që kanë mundësinë për të ndihmuar vajzat të cilat më shumë se kurrë kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje, të mos ngurojnë. 

“Nga vdekja e mamit nuk kishim ku të jetonim atje, kemi qenë edhe me qira. Nuk kishte kush të na mbante atje. Na përzuri qiraxhiu i shtëpisë dhe na tha që nuk mund të iu mbaj më këtu dhe erdhëm këtu tek daja. Ne kemi frikë, jemi në mal jemi vetëm këtu. Për ne ka qenë shumë e vështirë për me jetuar këtu për tre muaj. Sepse nga vdekja e mamit dhe nga mërzia që kemi kaluar na duket se u jemi bërë bezdi edhe njerëzve të tjerë, dajës. Motrat shpeshherë qajnë dhe mezi ne mundemi që t’i qetësojmë dhe u themi që do të ikim së shpejti nga këtu. Ne kemi kaluar dimrin këtu. Ka qenë shumë ftohtë. Nuk duam që të jetojmë edhe një dimër tjetër këtu. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që po na dëgjojnë që të na ndihmojmë që të ikim nga këtu”, tha mes lotësh vajza tjetër.

Kështu në faqen e saj në “Facebook”, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bën një apel për të gjithë ku shkruan: “APEL PËR NDIHMË
6 vajza, si drita, jetimë, pa nënë e pa bab!

Në Kukës në familjen Poçi. Dhimbje e madhe, midis varfërisë dhe trishtimit për humbjen së fundmi të nënës së tyre. 
I kemi premtuar Besartës, Fatimes, Anjezës, Dorianës, Dashmires, Dorentinës se shumë shpejt do ti bëjmë me shtëpi të re. 
Do bëjmë çmos që fëmijëve të mos i mungojë gjë, e shumë shpejt ti rikthehen shkollës. Na ndihmoni të bëjmë këto vajza me shtëpi të re! 
Zoti na ndihmoftë që ta finalizojmë këtë rast! Edhe nëse nuk keni mundësi të ndihmoni, shpërndani postimin!

LINKU I DHURIMIT : https://ffn.al/en/donate-2/ Të gjithë bashkë do ja dalim. “Bamirësia nuk të varfëron” #fundjavendryshe✅”.

Tags: do të marrëkujdestarinëkushRasti i 6 vajzave jetime/Arbër Hajdarirrefen

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Next Post
Detyrimi për vende të ndryshme që i bëri vëllezërit kundërshtarë

Detyrimi për vende të ndryshme që i bëri vëllezërit kundërshtarë

6 motrat jetime/Edi Rama: Kontributi i “Fundjavë Ndryshe”, për t’u admiruar

6 motrat jetime/Edi Rama: Kontributi i “Fundjavë Ndryshe”, për t’u admiruar

3 gola në 9 minuta, talenti i brazilian lë në hije Neymarin (Video)

3 gola në 9 minuta, talenti i brazilian lë në hije Neymarin (Video)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe
Bota

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

by mirseda
22:48 | 18/03/2026
0

Hetimet lidhur me vdekjen e influenceres 32-vjeçare në Austri, kanë marrë një tjetër rrjedhë. Provat, raportet mjeko-ligjore...

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

Italia miraton dekret për frenimin e çmimeve të karburanteve për 20 ditë

21:57 | 18/03/2026
Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

Itali frenon çmimet e karburanteve për 20 ditë pas tensioneve në Lindjen e Mesme

21:51 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com