Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Raporti final i Venecias/ Opozita: Plani Ramës u rrëzua, Meta nuk ka kryer asnjë shkelje

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Raporti final i Venecias/ Opozita: Plani Ramës u rrëzua, Meta nuk ka kryer asnjë shkelje

Pas publikimit të raportit zyrtar të përpiluar nga Komisioni i Venecias, për çështjen e dekretit të presidentit Meta, ka ardhur edhe reagimi i Opozitës së Bashkuar shqiptare.

Përmes një deklarate për mediat, opozita përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi sipas tyre, planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Në deklaratë thuhet se Komisioni konfirmoi se Meta nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E OPOZITËS SË BASHKUAR

Opozita e Bashkuar përshëndet opinionin e Komisionit të Venecias që rrëzoi planin antikushtetues të Edi Ramës për të uzurpuar institucionin e Presidentit të Republikës.

Komisioni i Venecias konfirmoi se Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta nuk ka kryer asnjë shkleje të Kushtetutës dhe se iniciativa qeveritare për shkarkimin e tij bie ndesh me Kushtetutën.

Opozita e Bashkuar vlerëson rolin e Presidentit të Republikës, të konfrimuar edhe nga Komisioni i Venecias, se, me anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, Presidenti ka ndjekur një qëllim legjitim për të shmangur konfliktet e mundshme sociale dhe për të mbrojtur demokracinë në vend.

Komisioni i Venecias pohon se qeveria e Edi Ramës nuk ka ndjekur rrugën kushtetuese për kundërshtimin e Dekreteve të Presidentit. As Qeveria dhe as Parlamenti monist nuk kanë sfiduar përpara asnjë gjykate Dekretet Presidenciale. Kjo nënkupton se Dekretet e Presidentit për anullimin dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve janë edhe sot në fuqi.

Votimet moniste të 30 Qershorit, të mbajtura pa Dekret të Presidentit të Republikës, janë jo vetëm antikushtetuese, por një akt i paprecedentë në historinë e 30 viteve demokraci. Ky akt është një hap i madh prapa, që bie ndesh me vlerat dhe strandardet europiane.

Opinioni konfirmoi edhe njëherë se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja e të gjitha pushteteve, rrënimi i shtetit ligjor dhe parimit të ndarjes e balancimit të pushteteve, me qëllimin e vetëm të mbrojtjes së krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Edi Rama është konfirmuar si Kryeministri i vetëm në Europë që, pasi kontrollon politikisht Parlamentin, prokurorinë, gjykatat, ekonominë, pushtetin lokal, po tenton të kapë politikisht edhe institucionin e Presidentit.

Opinioni Final i Komisionit të Venecias rrëzon propagandën e Edi Ramës për shkarkimin e Presidentit, propagandë e cila mbahet në këmbë nga një komision parlamentar me mision të dështuar antikushtetues.

Tags: ilir metaKomisioni i Veneciasopozita e bashkuarraporti final

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

10:38 | 08/01/2026
Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar
Aktualitet

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

10:34 | 08/01/2026
Next Post
Grupi i Kumanovës live nga burgu në “Facebook”: “Do qëndrojmë si luanë, do vdesim faqebardhë”

Grupi i Kumanovës live nga burgu në “Facebook”: "Do qëndrojmë si luanë, do vdesim faqebardhë"

Shtirej si mësues i gjuhës angleze/ Abuzoi me 200 fëmijë, vritet në burg 33-vjeçari

Shtirej si mësues i gjuhës angleze/ Abuzoi me 200 fëmijë, vritet në burg 33-vjeçari

Pagesat e rregullimit/ ERE ndryshon rregulloren: Pasqyrat do paraqiten brenda 31 janarit

Pagesat e rregullimit/ ERE ndryshon rregulloren: Pasqyrat do paraqiten brenda 31 janarit







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

by mirseda
10:46 | 08/01/2026
0

Jerusalem Post Për shumicën e izraelitëve, Shqipëria mbetet thuajse e fshehur mes Greqisë dhe Italisë, dy destinacione...

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes bën përditësimin e fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq

10:38 | 08/01/2026
Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një i lënduar

10:34 | 08/01/2026
Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

10:30 | 08/01/2026
Përndiqte 37-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë, në telefon i gjenden…

Përndiqte 37-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë, në telefon i gjenden…

10:25 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com