Bota

Shtirej si mësues i gjuhës angleze/ Abuzoi me 200 fëmijë, vritet në burg 33-vjeçari


               Publikuar në : 15:52 - 14/10/19 Enno

Richard Huckle, i cili vuante dënimin për abuzim seksual ndaj 200 fëmijëve në Azi, është gjetur i pajetë në qelinë e tij të burgut.

I konsideruar si një nga pedofilët më të tmerrshëm në Angli, 33-vjeçari u qëllua me thikë për vdekje, gjatë kohës që ka qenë duke fjetur gjumë. Fëmijët e abuzuar u përkisnin moshave nga 6 muajsh deri në 13 vjeç.

Në celularin e 33-vjeçarit në momentin e arrestimit janë gjetur rreth 20.000 foto me kontekst seksual që ai i kishte kryer me fëmijët.

Mësohet se Huckle shtirej si mësues i gjuhës angleze dhe si misionar i krishterë, me qëllim për të fituar besimin e njerëzve në Azinë Lindore.

Sakaq, sipas raportimeve të bëra nga policia, mjeti i përdorur për të vrarë pedofilin, ishte sajuar me mjete rrethanore brenda në burg.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT