Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Raporti: Fatmira Hajdari, mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
U shkarkua nga detyra, vjen reagimi i Fatmira Hajdarit

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në bashkëpunim me SHISH, ka hartuar dy raporte për pastërtinë e figurës të gjyqtares së Apelit Fatmira Hajdari, për llogari të Komisionit të Vetingut.

Në 2 nëntor 2017, DSIK i ka dërguar një raport Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke konstatuar se zonja Hajdari ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Ndërkaq, në tetor 2019, DSIK ka ndryshuar mendim, duke referuar një raport tjetër në KPK, me konstatimi se zonja Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar detyrën si gjyqtare.

Sipas DSIK, Fatmira Hajdari është pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u ka hequr vizat si të korruptuar, ndërsa vetë gjyqtarja ka deklaruar se viza amerikan i është bllokuar deri në fund të procesit të Vetngut dhe jo si e korruptuar.

“Shqyrtimi i aplikimit për vizë të SHBA-ve shoqërohet me verifikim të besueshëm dhe profesionale të aplikantit. Marrja e vizës së SHBA kuptohet si standard për pastërtinë e figurës ku aplikanti i nënshtrohet një procedura të imtësishme dhe të besueshme Vetingu. Ndërkohë që refuzimi/revokimi i vizës mund të bëhet për disa arsye, sjellim në vëmendje se Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që në dispozicion për refuzimin/revokimin e vizave të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Kjo praktikë është ndjekur nga SHBA për promovimin e luftës kundër korrupsionit, anembanë botës. Revokimi i vizës përkon në periudhë me deklaratën e Ambasadës së SHBA-së”, thuhet në raport.

Në raport thuhet gjithashtu se Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017, duke mos e deklaruar faktin e revokimit të vizës. “Mosdeklarimi në këtë rast e ngarkon znj. Fatmira Hajdari me përgjegjësinë e fshehjes së faktit dhe me plotësim jo me vërtetësi të deklaratës për kontrollin e figurës”, thuhet në raportin e klasifikuar si sekret, por i deklasifikuar pjesërisht më vonë.

Ky raport është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke e përfshinë në vendim, si pjesë të arsyetimit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit nga detyra në qershor 2020. “Në përmbledhje të sa më sipër, trupi gjykues arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, znj. Fatmira Hajdari, nuk ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës, pasi ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kontrollin e figurës, duke mos plotësuar formularin e deklarimit për kontrollin e figurës në mënyrë të saktë dhe me vërtetësi, si dhe duke fshehur fakte e rrethana të ndodhura para deklarimit sipas ligjit të këtij formulari, në kushtet kur subjekti ka qenë në dijeni të këtij fakti”, thuhet në vendimin e shkarkimit.

Megjithatë, arsyeja kryesore se pse Fatmira Hajdari u shkarkuar ka të bëjë me mungesën e justifikimit me para të ligjshme të një pasurie me vlerë e vlerë 948 mijë USD. Vendimi i shkarkimit nuk është i formës së prerë pasi zonja Hajdari e ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Ajo kërkon rrëzimin e vendimit të KPK dhe rikthimin në detyrë./shqiptarja.com

Tags: fatmira hajdarigjyqtareSHBAvizë

TË LIDHURA

LAJM I FUNDIT/ Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, 21 urdhër-arreste
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, 21 urdhër-arreste

10:28 | 27/11/2025
Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungon Redi Molla dhe avokatët
Aktualitet

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungon Redi Molla dhe avokatët

10:23 | 27/11/2025
Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm, izolohen banorët
Aktualitet

Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm, izolohen banorët

10:14 | 27/11/2025
Next Post
Në majë të gishtave, drejt jetës tonë normale

Sputnik 5, a duhet të sillemi ideologjikisht edhe me vaksinat?

Kreu i OBSH-së paralajmëron: Virusi nuk është lodhur nga ne

OBSH: Koronavirusi i ri nuk është më vdekjeprurës, por duhet frenuar

Negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Varhelyi: Raporti vjetor del në vjeshtë

Varhelyi: Reforma në drejtësi nuk duhet të ndalojë pavarësisht presioneve







JU REKOMANDOJMË

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

Rama bën ndryshimet në kabinet, ja emrat e rinj të zv/ministrave të emëruar

18:46 | 26/11/2025
“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

E rëndë në Gjermani/ 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet
Bota

E rëndë në Gjermani/ 63-vjeçari vret gruan, motrën dhe dy djemtë, më pas vetëvritet

by mirseda
10:48 | 27/11/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një 63-vjeçar vrau gruan, motrën dhe dy fëmijët...

LAJM I FUNDIT/ Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, 21 urdhër-arreste

LAJM I FUNDIT/ Aksion i përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, 21 urdhër-arreste

10:28 | 27/11/2025
Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungon Redi Molla dhe avokatët

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungon Redi Molla dhe avokatët

10:23 | 27/11/2025
Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm, izolohen banorët

Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm, izolohen banorët

10:14 | 27/11/2025
Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, puna dhe jetesa më e mirë arsyet kryesore

09:40 | 27/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com