E hënë, 1 Mars, 2021
7 C
Tirana

Varhelyi: Reforma në drejtësi nuk duhet të ndalojë pavarësisht presioneve

Pas akuzave se shefja e ONM-së, Genoveva Calavera është bashkëpunëtore e kryeministrit Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i komisionerit për Zgjerimin, Oliver Vahelyi.

Varhelyi shprehet se ka besim të plotë te Calavera e ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca dhe se akuzat e mbërritura ndaj tyre janë krejtësisht të pavërteta.

Për Komisionerin, ky është një formë presioni ndaj Reformës në Drejtësi, dhe për këtë arsye ka bërë thirrje që ky proces i rëndësishëm duhet të vijojë përpara pavarësisht sulmeve.

“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme, Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe i qëndrojë pranë CalaveraRuiz dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu se Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit është thelbësor dhe nuk duhet të devijojë ose të ngadalsohet, pavarësisht presioni”, shkruan Varhelyi në rrjetin social, Twitter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Xherdan Shaqiri drejt largimit, Liverpuli vendos për të ardhmen e sulmuesit

Sulmuesi Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpuli në verë, teksa tashmë edhe klubi ka marrë vendimin për lojtarin. Drejtuesit i kanë vendosur çmimin lojtarit,...

Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i ka premtuar ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, se do të shqyrtojë çështjen e vendosjes së Ambasadës...

Thirrja e Metës: Të mos guxojë njeri të luajë me votën e popullit shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta lëshoi një thirrje të fortë, duke thënë se askush nuk do guxojë për të prekur votat e qytetarëve shqiptarë...

Meta ngre tonet: Kush shet votën sa një dele s’ka të drejtë të kërkojë llogari

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit bëjnë që të çelen negociatat e Shqipërisë...

Meta: Kush vjedh një votë do ia pres dorën, qoftë Monikës, Bashës apo Ramës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuiar në emisionin ''Frontline''' në ''News24'', Meta...