E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

OBSH: Koronavirusi i ri nuk është më vdekjeprurës, por duhet frenuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH), tha se nuk ka prova që sugjerojnë se mutacioni i Covid-19 shkakton vdekshmëri më të lartë apo simptoma më të rënda.

Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë e më pas raste u konfirmuan edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi, siç bëri të ditur zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove.

“Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh Van Kerkhove.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt nga personi në person dhe mund të ndikojë tek saktësia e disa testeve diagnostikuese.

Zyrtarja e OBSH, u kërkon shteteve të marrin të gjitha masat e mundshme për të parandaluar përhapjen e virusit dhe thotë se sa më shumë të zgjasë pandemia aq më madhe do të jetë mundësia e mutacioneve.

Ekspertët besojnë se mutacioni ka ndodhur tek ndonjë pacient me sistem të dobësuar imunitar që nuk ka arritur të mposhtë virusin.

Mutacionet ndodhin gjatë gjithë kohës, por ky që po alarmon autoritetet po përhapet shumë shpejt dhe rrezikon të bëhet forma mbizotëruese e virusit. Edhe pse nuk ka të dhëna që të sugjerojnë se është më vdekjeprurës, duke qenë më infektues ai mund të çojë në më shumë njerëz që kanë nevojë për trajtim spitalor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...