Para parakalimit të trupave të FSK’së, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, janë takuar edhe njëherë liderët shtetërorë dhe mysafirë specialë e figura të rëndësishme. Një moment interesant ka ndodhur derisa krerët e mysafirët po rehatoheshin në vendet e tyre pranë teatrit. Kryeministri i Shqipërisë shfaqi interesim t’i zgjaste dorën Rifat Jasharit dhe Ramush Haradinajt, të cilët po ecnin bashkë.
Derisa Rifat Jashari u kthye dhe përshëndeti kryeministrin Rama, Haradinaj u kthye dhe vazhdoi për në vendin që i ishte rezervuar atij. Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj deshi ta injorojë, ose thjeshtë e ka parë të parëndësishme përshendetjen e serishme, sepse dy homologët kanë pasur rastin të takohen më herët në seancën solemne në Kuvend.
Mirëpo, dihet se raportet mes Ramës e Haradinajt së fundmi janë acaruar, për shkak të qëndrimeve të ndryshme që ata kanë për korrigjimin e kufijve të Kosovës, ç’ka Haradinaj e refuzon kategorikisht.
Kryeministri i Kosovës disa herë i ka bërë thirrje Ramës që të mos merret me punës e brendshme të Kosovës.
Derisa ka prishur raportet me Haradinajn dhe me liderë tjerë politikë si Albin Kurtin, Rama ka forcuar miqësinë e tij me preisdentin Thacin të cilit i është kthyer në aleatin kryesor. /Express