Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ramasutra

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ramasutra

EDMOND TUPJA/ Për herë të parë në jetën time, dëgjova të flitej për Kamasutrën pasi kisha vajtur për studime jashtë shtetit, sepse në Shqipërinë e komunizmit feudal të Enver Hoxhës Kamasutra injorohej plotësisht, të paktën nga brezat e rinj pas Luftës së Dytë Botërore. Rrjedhimisht, me t’i kryer studimet universitare, u ktheva në atdhe dhe mekanizmi i frikshëm i autocensurës bëri që për Kamasutrën nuk i fola njeriu, madje as njerëzve më të besuar të rrethit tim familjar apo shoqëror.

Sot, tri dekada pas shembjes së regjimit diktatorial, zoti Internet mund t’i mësojë gjithkujt – të paktën atyre që kanë kureshtje për të zhbiruar e sy për të lexuar, si edhe kokë për të menduar e ndërgjegje për të gjykuar – se Kamasutra është teksti më i lashtë hindu jo vetëm mbi dashurinë erotike, flirtimin dhe mënyrat e çiftimit, siç mendohet nxitimthi në përgjithësi; në fakt, ky tekst, që mendohet se është shkruar para rreth dy mijë vjetësh, vlen kryesisht si një udhëzues për artin e të jetuarit mirë, për natyrën e dashurisë, gjetjen e një partneri të përsosur, mbrojtjen e jetës së dikujt dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me cilësitë e jetës njerëzore. Sidoqoftë, aty gjen këshilla se si duhet të mbash pushtetin që ke fituar pasi je martuar, kur dhe si të shkelësh kurorën, çfarë e mban gjallë epshin, kur kjo gjë është e mirë dhe kur e keqe etj., etj..

Ajo që më duket veçanërisht interesante, sidomos në lidhje me njeriun modern kur ai e sheh veten në majë të pushtetit, është një moment kur teksti në fjalë, pra Kamasutra, e përkufizon epshin falë përmbushjes së jashtëzakonshme emocionale që ai shkakton si një nga mjetet më të fuqishme në jetë që njeriu të realizojë qëllimet e veta më të pamundura në vështrim të parë. Në ditë tona, këtë e ilustron fort bukur në librin e tij “Ditari i një trupi” (Botimet Pegi, Tiranë, 2018), shkrimtari i mirënjohur francez Daniel Pennac, i cili, lidhur me pushtetarët e sotëm, shkruan “… Atyre u rri vazhdimisht i ngrehur, të gjithëve pa përjashtim. Është pikërisht falë kësaj ngrehjeje të pandërprerë që ata janë bërë njerëz me pushtet. Ata nuk munden dot më teksa shohin t’u fryhen pantallonat pa pasur mundësi ta nxjerrin palloshin për të theksuar me forcë bindjet e tyre. Ata sfiliten duke bërë dredha diplomatike, ndërkohë që ëndërrojnë t’ia rrasin njëri-tjetrit nga prapa pa vazelinë… Çdo figurë politike është priapike si përkufizim” (Priapike do të thotë “që ka ereksion të vazhdueshëm, por të dhimbshëm”). Pastaj Daniel Pennac-u sjell një shembull konkret nga historia politike e shekullit XX: “Kur Hrushovi – shkruan ai – heq këpucën dhe godet me të tryezën në OKB, ai nuk është në krizë e sipër, ai shkarkon, çka është mënyra e tij për të pushuar sadopak”.

Dy mijë vjet nga Kamasutra te Daniel Pennac-u! Dy mijë vjet nga Princat Hindu tek Edi Rama! Dy mijë vjet i njëjti avaz me pushtetarët e të gjitha vendeve dhe e të gjitha kohëve! Dy mijë vjet! Historia u përsëritka pareshtur: Nga njëra anë, Hitleri, Musolini dhe Frankoja në pushtet! Nga ana tjetër, Lenini e Stalini, Mao Ce-duni dhe Enver Hoxha në pushtet, të gjithë diktatorë që përdhunuan vendet e popujt e tyre! Të tërë inçestuozë. Në kohën e tyre askush vallë nuk e kishte lexuar Kamasutrën? Por le t’i lëmë mënjanë diktatorët e mëdhenj, të cilët i ka dënuar, edhe pse me tepër vonesë, Historia. T’i lëmë gjithashtu mënjanë regjimet diktatoriale në botën e sotme dhe të shtrojmë pyetjen: Tek ne, në Shqipërinë tonë të zymtë, të nëpërkëmbur e të përdhosur këto vitet e fundit, a e ka lexuar “Ditarin e një trupi” të Daniel Pennac-ut ndonjëra prej jush, o të dashura lexuese dhe ndonjëri prej jush, o lexues të dashur të këtij shkrimi? E njëjta pyetje vlen sigurisht e kryesisht edhe për Kamasutrën: A e ka lexuar ndokush? Le ta zëmë se ju, ne, ata dhe ato, të gjithë e paskemi lexuar me vëmendjen më të madhe. Atëherë, çfarë na mbetet të bëjmë?

Ah, e gjeta! Po, po, tri herë po, besomëni, të dashura lexuese e lexues të dashur të kësaj rubrike të përjavshme, e gjeta! Eureka! Le të lutemi të gjitha e të gjithë që, më në fund, të vijë një Daniel Pennac shqiptar, po aq shqiptar sa ju e sa unë, le të vijë për të shkruar jo më “Ditarin e një trupi”, por “Ditarin e një turpi” për mbarë popullin tonë që më në fund po zgjohet e po reagon tek vëren me zemërim se si po konsolidohet neodiktatura apo kriptodiktatura e Kryeministrit tonë kryelartë përmes Rilindjes së tij tragjikomike. Le të lutemi gjithashtu që të vijë sa më shpejt edhe dikush tjetër që të shkruajë Kamasutrën shqiptare, e cila, pa dyshim, pa ngurrim e pa diskutim mund dhe duhet absolutisht të quhet RAMASUTRA në mënyrë që historianët, sociologët dhe politologët tanë të ardhshëm të arrijnë t’u shpjegojnë bashkatdhetarëve të tyre përse diktaturat e diktatorët janë aq të pamëshirshëm, cinikë e priapikë edhe në Shqipërinë e sotme, përse ata, tek pasurohen paturpësisht vetë, nuk e kanë aspak për gjë të tregohen edhe inçestuozë, duke përdhunuar nënën tonë të përbashkët, fatkeqen Shqipëri! It is a sutra -genre text with terse aphoristic verses that have survived into the modern era with different bhasya (exposition and commentaries).

Tags: edi ramaEdmond TupjaRamasutra

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Fitoi çmimin Grammy, qëllohet për vdekje reperi 33-vjeçar

Fitoi çmimin Grammy, qëllohet për vdekje reperi 33-vjeçar

Vrasja e Albert Bako/ Greku dhe shqiptari që e sulmuan ndanin qelinë me viktimën

Vrasja e Albert Bako/ Greku dhe shqiptari që e sulmuan ndanin qelinë me viktimën

Shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga familja siciliane, në pranga edhe shqiptarë

Shkatërrohet grupi kriminal i drejtuar nga familja siciliane, në pranga edhe shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar
Aktualitet

Aksident i pazakontë në Fier/ Tentoi t’i largohej policisë, por u përplas me mjetin e parkuar

by mirseda
21:43 | 08/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën lindore të Fierit, ku një automjet, duke mos...

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati iranian thirrje SHBA-së: Zgjidhni midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

21:40 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Greqi, sekuestrohen qindra kilogramë kokainë dhe marijuanë

21:37 | 08/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

Fund dramatik në Dinamo-Vllaznia, karton i kuq dhe gol në shtesë

20:34 | 08/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com