E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Vrasja e Albert Bako/ Greku dhe shqiptari që e sulmuan ndanin qelinë me viktimën

Një 33-vjeçar shqiptar dhe një grek 24-vjeç, dy të burgosur janë dy personat e akuzuar nga policia greke si vrasësit e shqiptarit Albert Bako në burgun e Koridhalos në Athinë. Të dy këta të burgosur janë dërguar dje para prokurorit të Pireut nën masa të mëdha sigurie.

Sipas mediave greke shqiptari dhe greku kanë qenë në të njëjtën qeli me Albert Bakon në godinën E të burgut, madje shqiptari ishte i bashkëakuzuar me Bakon në çështjen e vrasjes së avokatit rek Zafiropulos. Të hënën rreth orës 12: 45 dhe për arsye ende të panjohura Bako është sulmuar me thikë të improvizuar nga shqiptari 33-vjeçar, ndërsa greku e mbante. Albert Bako ka marrë goditjet në qafë dhe në kraharor. Në përpjekje për të shpëtuar 36-vjeçari ka vrapuar duke arritur që të afrohet pranë vendit ku qëndronin policët e burgut, por edhe aty sulmuesit e tij e kanë arritur duke vazhduar ta godasin papushim me thika derisa e vranë. Policët e burgut kanë ndërhyrë duke ua hequr nga duart por ishte tepër vonë.

Pas vdekjes në trupin e viktimës u gjendën 300 euro, çka ngre pikëpyetje për drejtorinë e burgjeve, pasi të burgosurve nuk u lejohet të mbajnë shuma monetare me vete. Po kështu edhe fakti që qelitë ishin të hapura në atë orë kanë ngritur një shqetësim tjetër për sigurinë në burgjet greke.

Albert Bako u bë i njohur për publikun pas një ngjarje të rëndë, kur në nëntor 2014 qëlloi me breshëri kallashnikovi mbi një kafe-club në një zonë të mbipopulluar në Pire. Bako ishte zënë me truprojat e lokalit pasi ishte refuzuar nga një valltare e lokalit dhe në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë automatike në drejtim të lokalit, duke lënë 14 veta të plagosur. Policia greke arriti ta arrestonte disa ditë më pas dhe sipas të dhënave që dolën dyshohej se Bako ishte i përfshirë edhe në shumë ngjarje të tjera kriminale në Greqi. Për një nga këto ai do të dilet ditën e mërkurë në gjyq në Athinë. Bëhet fjalë për vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos, ku Albert Bako dhe shqiptari tjetër që ndodhej me të në burg akuzoheshin si urdhërues të vrasjes, e cila është vërtetuar se u krye nga dy shqiptarë të tjerë.

Dëshmitar i skandalit ku ishin përfshirë biznesmenë e politikanë

Ministria e Drejtësisë greke ka filluar një hetim rreth kësaj ngjarje pasi gjyqi për vrasjen e avokatit Zafiropulos, ku ishte përfshirë Albert Bako kishte edhe lidhje direkte me një ngjarje tjetër për një skandal korrupsioni ku janë përfshirë disa biznesmenë e politikanë grekë. Bako së bashku me një shqiptar tjetër kishin tentuar të vrisnin më parë një avokat tjetër për llogari të një biznesmeni të përfshirë në skandalin “HELLAS – Energa Power”. Avokati Antonopulos u plagos nga dy shqiptarë të cilët deklaruar se vepruan për llogari të biznesmenit Aristidhis Floros. Nga ana e tij biznesmeni Floros deklroi se nuk ka lidhje, madje sipas tij dy shqiptarë e kishin shantazhuar duke i kërkuar atij 5 milionë euro. Gjithsesi më pas avokati tjetër Zafiropulos u vra për këtë arsye se ishte avokat i Floros dhe Bako e shqiptari tjetër i kishin dërguar dy vrarës për ta kërcënuar dhe aty ata e vranë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...