Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj video dëshmisë së gazetarit që prezantoi Partia Demokratike i cili kishte intervistuar dëshmitarin X që thotë se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është i lidhur me trafikun e drogës në Vlorë.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama ironizon më kryedemokratin Lulzim Basha dukë i thënë që të zhytet akoma më shumë dhe më thellë në mashtrimet publike.
Kryeministri e akuzon liderin e opozitës se të gjithë këto materiale false ia dërgon më vrap miqve të vetë që t’i përdorin kundër Shqipërisë.
Rama thotë se po pret durim provën shkencore të audio-përgjimit nga prokuroria. Ai shton se shqiptarët do shohin e do gjykojnë.
Postimi i plotë i Edi Ramës
Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!