Gjatë inspektimit të rezidencës Studentore Universitare nr. 2, kryeminisri Rama tregoi si qëndron e vërteta e strehimit të afganëve në këto ambiente. Duke marrë parasysh faktin se afati kohor është zgjatur, mund të ketë edhe ndryshime të agjendës.
Kreu i qeverisë tha se me gjasë, nuk do të jetë e nevojshme që afganët të strehohen në konvikte. Por megjithatë, sipas tij, këto struktura duhet të jenë gati. Rama theksoi se studentët nuk do të largohen nga këto godina, dhe se strehimi i refugjatëve do të jetë i përkohshëm, për t’u vendosur më pas në struktura të posaçme të caktuara më herët.
“Megjithëse po shtyhet ardhja e afganëve për shkak të logjistikës atje dhe shtyrjes së fluturimeve, kështu që mund të ndodhi që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat e tjera që kemi bërë gati gjatë sezonit.
Por në të gjitha rastet është me rëndësi të jetë e qartë që s’bëhet fjalë për të hequr studentët, dhe të sjellim refugjatët afganë. Por bëhet për të shfrytëzuar këtë dritare kohe që s’janë studentët”, u shpreh Rama.