Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama i vjedh Bashës modelin “recall”: Qeveria do të japë llogari para qytetarëve  

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama i vjedh Bashës modelin “recall”: Qeveria do të japë llogari para qytetarëve  

Kryeministri Edi Rama paraqiti pasditen e sotme platformën e tij të qeverisjes me qytetarët. Kreu i qeverisë tregoi se si do të përvijohet qeverisja e tij me qytetarët. Kryeministri theksoi se qytetarët do të kenë të drejtë të kërkojnë interpelancë qeveritarëve nisur që nga ai vetë deri tek ministrat e kabinetit për një çështje me interes kombëtar dhe që është në dobi të qytetarëve, të cilën Rama e cilësoi si konsultim i hapur publik.

“Do tu japim mundësinë njerëzve që të thërrasin në interpelancë kryeministrin dhe ministrat. Duhet një numër i caktuar i njerëzve që për një problem të nxehtë kombëtar dhe me rëndësi të madhe të kërkojnë interpelancë sipas tematikës që qytetarët e regjistruar e kërkojnë. Po ashtu në platformë mund të kenë akses për të lexuar dhe reaguar do të jenë anëtar aktiv të koalicionit”, u shpreh Rama.

Një ide të tillë e shprehu kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përgjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ideja politike e Bashës lidhej me modelin “recall” ku qytetarët iu kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre dhe me anë të një numri të caktuar qytetarësh, ata kanë të drejtë të shkarkojnë deputetët dhe ministrat. Por, kryeministri Rama nuk ka shkuar deri në këtë pikë, të cilën siç duket do ta lërë për një moment të mëvonshëm, ndoshta edhe si formë presioni ndaj ministrave dhe të zgjedhurve në parlament.  Në këtë mënyrë, kryeministri Rama nuk e përfshiu në qeverinë e re kryedemokratin Basha, siç aludohej shpesh që nga marrëveshja e 18 majit, por idetë politike të tij po fillon t’i zbatojë si pjesë e plaftmorës së tij qeverisëse për katër vitet në vazhdim.   

“Qytetarët do të kenë mundësi të shkarkojnë deputetin e tyre nëse nuk mban premtimet. Nëse një i zgjedhur abuzon me pushtetin, qytetarët nuk duhet të presin zgjedhjet që të vendosin për të. Kjo quhet “recall”. Nëse nuk mban premtimet dhe nëse nuk përfaqëson njerëzit, atëherë njerëzit do të kenë të drejtën që të të shkarkojnë. Kjo do të jetë me Kushtetutë. Modeli më i avancuar është modeli recall, ku karriera e politikanit do të lidhet me vullnetin e qytetarëve”, u shpreh Basha gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e fundit parlamentare.    

Ndër pikat e tjera të platformës së qeverisjes së tij me qytetarët Rama evidentoi edhe modelin e start-upeve, ku qytetarët mund të paraqesin një ide të caktuar dhe pas 20 ditëve çdo qytetar do të marrë përgjigje nëse ideja e tij ka dobi për komunitetin dhe nëse është e realizueshme.

Tags: bashaidenellogaripolitikeQeveriaqytetarëverama

TË LIDHURA

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve
Aktualitet

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar
Aktualitet

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

21:40 | 14/04/2026
Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori
Kryesore

Berisha: Pallati u ndërtua jashtë çdo standardi, digjet si kasolle; denoncim i hershëm në prokurori

21:20 | 14/04/2026
Next Post
‘4 herë Kampionët’, sjellin në Shkodër 4 Kupat e Botës

‘4 herë Kampionët’, sjellin në Shkodër 4 Kupat e Botës

Riniti alergjik, shkaqet, komplikacionet dhe trajtimi

Riniti alergjik, shkaqet, komplikacionet dhe trajtimi

Brazili ‘pa frymë’ në Bolivi

Brazili ‘pa frymë’ në Bolivi







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të
Aktualitet

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

by mirseda
22:49 | 14/04/2026
0

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e...

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe

22:22 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com