Kryeministri Edi Rama vijon të publikojë raportet e tij të nxjerra nga dëgjesat me qytetarët. Këtë radhë, kreu i ekzekutivit ka publikuar raportin për Qarkun e Elbasanit.
Në këtë raport, evidentohen ankesat e qytetarëve dhe kërkesat e tyre në dëgjesat që kanë zhvilluar me deputetët e rinj të zonave përkatëse. Sipas tyre, problemi kryesor mbetet uji i pijshëm, papunësia, investimet në bujqësi, rrugë e problemet me pronën.