Kryeministri Rama njihet për batutat e tij pikante. Në një takim të mbajtur me të rinjtë e Tiranës, për anëtarësimet në PS, ai ka rikujtuar përballjen me Pandeli Majkon, dhe qefmbetjet që kishte ky i fundit.
Pandeli Majko nuk e donte, pasi Rama nuk ishte i martuar. Për të, kryetari i PS duhej të ishte i martuar, ndaj mes tyre kishte ‘luftë’.
“Kur u bëra kryetar partie, unë me Pandin isha jo në luftë, po në distancë luftarake. Se Pandi nuk donte të bëhesha kryetar partie, ta keni të qartë. Dhe unë u bëra. Mirëpo Pandi u zgjodh sekretar i përgjithshëm, edhe erdhëm të dy te kjo godinë. Unë kryetar partie, Pandi sekretar i përgjithshëm.
Mirëpo, Pandi, kishte kaluar nata po nuk e kishte gëlltitur dot. Dhe unë shkoj te zyra Pandit, futem aty dhe i thashë; më dëgjo tani, vajti si vajti kjo punë, ti nuk më deshe, po ja ku më ke. Unë këtu jam, si do ia bëjmë? Më pa dhe më tha hiq çorapet e kuqe. Martohu, dhe me mua je në rregull.
Pandi e donte kryetarin e partisë të martuar. Unë thosha; çfarë ka Pandi me mua. Më donte të martuar, po unë se pata fatin tënd të isha i martuar, se ti u martove që i vogël”, tha Rama.