Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Washington me Mark Grren, administratorin e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se takimi u fokusua tek konferenca e donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt. Gjithashtu kreu i qeverisë shtoi se në takim u diskutua edhe njësia e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK si dhe programi i përbashkët i Akademisë së Transparencës.
Postimi i Edi Ramës:
Me Mark Green, administratori i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në një takim me fokus Rindërtimin e Konferencën e Donatorëve të 17 shkurtit; Njësinë e re Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion, që do të pasojë paketën antiKÇK; programin e përbashkët të Akademisë së Transparencës?????