Kryeministri Rama ka shkarkuar zv/ministrin e Brendshëm, Ilir Markun pas përplasjeve me ish-ministrin Tahiri.
Marku i dërgoi një SMS Tahirit duke i thënë se atë e kishin përgjuar ndërkombëtarët dhe se ata e kanë shkarkuar.
Mirëpo përplasja e tij me Tahirin, i kushtoi edhe shkarkimin. Marku vinte nga radhët e LSI-së.
Në motivacionin e shkarkimit, thuhet: Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marku.
Vijon…