E premte, 30 Korrik, 2021
36.5 C
Tirana

Rama sfidon biznesit: Gënjeni, ma thoni në sy tani, tavani do të rritet

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me biznesin e vogël për të dëgjuar problematikat që has biznesi i vogël.

Në fjalën e tij kryeministri ka shpjeguar sot se përfshirja në TVSH e çdo biznesi mbi 2mln xhiro në vit nuk sjell asnjë efekt negativ mbi të vegjlit, po mbyll kanalet e evazionit të të mëdhenjve.

Ai gjithashtu e ka quajtur një lehtësim  të madh të biznesit që tashmë gënjen me bilancet e rrema:”Kjo me qëllim mosarritjen e taksës aktuale të fitimit për të gjitha bizneset e vogla që sot gënjejnë me qëllim që t’i shmangen kapërcimit të pragut aktual 8mln”-thotë ai.

“Nuk di sa të gatshëm do të ishit që gjërat që më keni thënë në sy ti thonë edhe këtu para publikut me mediat, por ajo që unë kamë nxjerrë si përfundim është se problemi i juaj nuk është TVSH-ja, problemi juaj është tavani 8 milionë, se duke e kapërcyer atë ju ktheheni në subjekt që pastaj është i detyruar të paguajë taksë nga 5-15% dhe kjo bën që shumë prej jush gënjejnë, e thonë vetë, gënjejnë me bilancet dhe për të mbajtur kokën nën tavan ndërkohë që xhiron e kanë më të lartë se 8 milionë jetojnë në stresin e vazhdueshëm të hartimit të bilanceve të rreme. Këtë çështje ne mendojmë se ka ardhur koha ta adresojmë si duhet në mënyrë që asnjë biznes i vogël të mos jetë i detyruar të gënjeje, tavan të rritet mbi 100 milionë dhe juve nga gënjeshtarë të ktheheni në aleatë të shtetit, se qëllimi i kësaj lëvizje nuk është të marrim lekë nga ju për buxhetin e shtetit, por që të mos lejojmë që të mëdhenjtë ti shmangen detyrimeve”- tha ai.

Lexo edhe :   Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit
Lexo edhe :   Vuçiç bën deklaratën e papritur: Në këtë datë s’do kemi kufij mes vendeve tona

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koka*na në kutitë e picave/Pronarja e makinës ishte një grua

Detaje të reja janë mësuar sa i takon aksionit të zhvilluar në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku u prangosën 5 persona, dhe 1...

Aleanca e shëmtuar e Ramës me Vuçiç kundër Kurtit

Nga Blendi Kajsiu (*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’.) Kritika që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi i bëri Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në krah...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës

Pas refuzimit për t'i pritur në zyrë dhe për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit...

Chelsea shijon golat e tij, Armando Broja gati për sfidat e shtatorit

Edicioni i ri futbollistik ende nuk ka nisur për lojtarët e Kombëtares shqiptare, e megjithatë, ato po tregojnë një paraqitje të mirë në minutat...

Brazil/ Rio De Janeiro vaksinon banorët e getos si pjesë e një programi pilot

Mijëra banorë të një lagjeje të varfër në qytetin brazilian të Rio de Janeiros duhet të vaksinohen kundër koronavirusit në një projekt pilot. Projekti do...