Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama i ‘qurravitet’ BE-së: Ju s’keni përjetuar luftë prej 3 brezash!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama i ‘qurravitet’ BE-së: Ju s’keni përjetuar luftë prej 3 brezash!

“Shqiptarët janë mbështetës entuziastë të BE-së dhe Europa është feja jonë”. Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Me anëtarësimin në BE, theksoi Rama, “ne do të ndërtojmë një urë mes të kaluarës dhe të ardhmes sonë”.

Duke folur për rëndësinë që ka për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Europian, Rama tha se “për ne dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është çështje për jetë a vdekje”.

“Pas aq shumë e shumë vitesh dhimbjeje dhe ankthi, Europa përcakton të ardhmen tonë.  Siç mund të jeni në dijeni, Shqipëria ka patur regjimin më të frikshëm komunist në Europë dhe jo shumë larg në kohë, ne kemi përjetuar disa prej luftrave më të përgjakshme në Europë gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ose në Kosovë”, tha Rama.

I pyetur lidhur me “koston” që do të ketë për BE-në anëtarësimi i Serbisë apo Shqipërisë, dhe dyshimet që krijon një hap i tillë kur bëhet një analogji me situatën e krijuar me Greqinë, Rama tha se, “ky nuk është problemi im, por është problem që duhet të zgjidhet nga politikanët gjermanë dhe britanikë”.

“Shoqëritë tuaja nuk kanë përjetuar luftra prej tre brezash. Shoqëritë tuaja janë në njëfarë mënyre të shkëputura nga realitetet e ashpra të botës përtej BE-së. Nga këndvështrimi ekonomik, shoqëritë tuaja janë në gjendje të mirë dhe kjo ndoshta mund të jetë arsyeja përse europianët harrojnë se sa me fat janë”, tha Rama.

Ndërsa lidhur me avantazhet që do të ketë për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Kryeministri Rama u shpreh se “nuk dua të shqetësoj ata që nuk dëshirojnë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, pasi është një rrugë e gjatë për ne drejt BE-së”.

“Duke e thënë me fjalët e presidentit francez, Macron: Europa, së pari ka nevojë për integrimin përpara se të fillojë zgjerimin e saj. Po, BE-ja ka nevojë për disa reforma. Dhe ne gjithashtu, duhet të ndërmarrim reforma në vendin tonë. Por, shpresojmë se rrugët tona do të bashkohen një ditë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, janë të një rëndësie vendimtare për paqen dhe sigurinë e Europës. Ne jemi një zonë gri në Europë dhe kjo duhet të ndryshojë”, theksoi ai.

Lidhur me progresin e Shqipërisë, Rama tha se “shumë gjëra kanë ndryshuar, por sinqerisht, kjo në të vërtetë varet nga mënyra se si e sheh situatën”. “Nëse e mendoni nga ku ne kemi filluar, ne kemi bërë një rrugë të gjatë në Shqipëri. Por nëse e gjykoni ku ne duam të jemi, atëherë ka ende rrugë për të bërë. Transformimi ynë duhet të bëhet më i qëndrueshëm”, tha ai.

Reforma jonë gjyqësore, vijoi Rama, duke përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese, po transformon pothuajse gjithçka sot. “Gjyqtarët dhe prokurorët tanë janë vënë nën mbikëqyrje, burimi i tyre financiar dhe e kaluara e tyre profesionale, janë duke u verifikuar. Shumë zyrtarë të lartë kanë humbur punën dhe kjo do të pastrojë sistemin tonë gjyqësor”, theksoi kryeministri.

Por, sipas Kryeministrit Rama, kjo nuk është e mjaftueshme. “Ne duam të kemi një sistem gjyqësor të drejtë dhe efikas që mund të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne kemi të njëjtën qasje në sektorin e arsimit. Ne kemi mbyllur 18 universitete private, sepse ato nuk përmbushën standardet moderne. Për më tepër, ne kemi prezantuar një sistem të arsimit të dyfishtë dhe kemi reformuar tregun tonë financiar. Kjo është mënyra sesi ne po ndërtojmë një themel të ri për shoqërinë tonë”, theksoi ai.

Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotikëve, Rama tha se ka qenë një luftë e ashpër dhe ne kemi bllokuar arsyet rrënjësore të këtij problemi, veçanërisht kultivimin e kanabisit, që ishte një problem serioz.

“Ka qenë një luftë e ashpër. Ne i kemi bllokuar arsyet rrënjësore të këtij problemi, veçanërisht kultivimin e kanabisit, që ishte një problem serioz. Kjo ka vazhduar që nga viti 1991 dhe askush nuk i jepte rëndësi. Jugu i Shqipërisë në atë kohë ngjasonte me një Kolumbi të vogël. Një parajsë e sigurt për shpërndarësit e drogës. Paraardhësi im në postin e kryeministrit, i la këta persona në jug, në paqe për një kohë të gjatë. Ai tha se ata kanë vuajtur shumë gjatë komunizmit. Ne, në anën tjetër, i sulmuam ata. Pati policë të vrarë dhe të plagosur, shumë të burgosur. Por, rrjetet kriminale u përgjigjën duke u përpjekur të blejnë policë me ryshfete të larta. Dhe policia jonë ishte ajo me moshën mesatare më të lartë në gjithë rajonin, trajnimin më të dobët dhe pagën më të ulët. Na duhej të rishikonim çdo gjë. Dhe mendoj se ia dolëm. Sidoqoftë nuk është gjetur asgjë gjatë kontrollit të ish-fushave  dhe pjesa më e madhe e kontrolleve është bërë nga aeroplanët italiane”, deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Po ashtu, Rama theksoi se ekonomia shqiptare po përmirësohet në plan të përgjithshëm.

Së fundi, Kryeministri Rama komentoi edhe situatën në Ballkan të cilën e cilësoi si “një situatë problematike”, por që sipas tij, “nuk e kërcënon sigurinë në rajon”.

“Në fund të fundit, nëse e krahason me situatën 5 apo 10 vite më parë, gjërat po ecin përpara. Mali i Zi nuk është në një rrugë të keqe, Maqedonia po ndryshon shumë shpejt. Pavarësisht të gjitha problemeve, Serbia po zhvillohet dhe po bëhet më tërheqëse për investimet. Dhe pastaj, vjen Kosova, që ka pasur kohë të vështira. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i vështirë, nuk ka progres real. Ndërsa situata në Bosnje është shumë e komplikuar. Kishte shumë shpresa në fund të viteve ’90-të, por ka ikur ajo kohë. Të gjithë kanë ngecur në atë situatë. Kjo është arsyeja përse BE-ja është e rëndësishme, në mënyrë që vrulli të rikthehet në këto bisedime”, tha Rama. /Burimi ATA/

Tags: 3 brezashbeluftepërjetuarprejqurravitetramaS’keni

TË LIDHURA

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…
Aktualitet

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…

17:21 | 28/05/2025
Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro
Aktualitet

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

16:39 | 28/05/2025
U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe
Aktualitet

U zhgënjyen nga çmimet, përgjysmohet sipërfaqja me shalqi në Myzeqe

16:20 | 28/05/2025
Next Post
Erdogan raprezalje ndaj ushtarëve, 101 urdhër arreste

Erdogan raprezalje ndaj ushtarëve, 101 urdhër arreste

Zaev dhe Cipras kokë më kokë në Sofje

Zaev dhe Cipras kokë më kokë në Sofje

Shqiptarët e Preshevës me park të ri, por papunësia vetëm rritet

Shqiptarët e Preshevës me park të ri, por papunësia vetëm rritet

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…
Aktualitet

Gjendja alarmante e 17 fëmijëve të helmuar/ Reagon AKU: Informojmë se…

by mirseda
17:21 | 28/05/2025
0

Pas situatës alarmante të 17 fëmijëve të helmuar nga mishi me salmonelë, AKU reagon me një shkresë-deklaratë....

Leverkusen, gati transferimi i portierit të Premier League

Leverkusen, gati transferimi i portierit të Premier League

17:17 | 28/05/2025
Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

17:15 | 28/05/2025
Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

Dy shqiptarë të arrestuar me gati 5 kilogramë kokainë, vlera në treg mbi gjysmë milioni euro

16:39 | 28/05/2025
“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

16:30 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com