Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, një video të vjetër të Jusuf Vrionit i cili kohë më parë ka dhënë një koment për godinën e Teatrit Kombëtar.
Në video duket Vrioni i cili gjatë një interviste, shprehet se “si ndërtesë Teatri Kombëtar duhet rrëzuar”.
Sipas kreut të qeverisë, Vrioni është një ndër shqiptarët më të sojmë e më të ditur dhe e çmonton thjesht tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar.
Postimi i plotë:
Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni.