Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama publikon shkrimin për Shqipërinë, komentuesi: Pse të gjithë plazhet i janë dhënë privatit?

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Zgjedhjet e 25 qershorit, Rama: Nuk do të bëhemi më gazi i botës

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet rrjetit social “Facebook” i ka uruar shqiptarëve ditë të mbarë duke shfrytëzuar një artikull në mediat italiane për të nxjerrë edhe njëherë në pah bukuritë e natyrës shqiptare dhe vendit tonë.

Rama në postimin e tij ka publikuar një artikull të revistës italiane “Vanity Fair” që iu sugjeron pushuesve të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar verën, duke evidentuar vendet tërheqëse.

“Mirëmëngjes ?dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë artikull të bukur botuar për Shqipërinë në një nga revistat italiane ???✌”, shkruan Rama.

Por ashtu si edhe herë të tjera, komentuesit i kanë evidentuar problemet që hasin, sidomos në plazhe. Një prej tyre shkruan se plazhet i janë dhënë privatit dhe se çmimet janë të larta.

Komentuesi: Ata bëjnë artikuj dhe i shërbejnë turizmit. Por një pyetje kisha ka kontroll për çmimet dhe pse se të gjithë plazhet i janë dhënë privatit, sepse 1 kafe e ke 2€. Thua ta përballojë një familje që ka veç një njeri në punë dhe që merr veç 320 mijë lekë të vjetra rroge në muaj?

ARTIKULLI I PLOTË

VERËN, NË DETIN E SHQIPËRISË!

Një grup i zëshëm zonjash tek të shtatëdhjetat është rreshtuar në plazhin e një kafeneje në Porto Palermo, një zonë e vogël bregdetare disa kilometra nga Himara. Me një theks tipik të Torinos, për t’ia hedhur pritjes në radhë, flisnin me zë të lartë mbi surprizat e udhëtimit të tyre në të ashtuquajturin “Toka e Shqiponjave”. Në thelb, për të përmbledhur më të spikaturat, deri më tani ato ishin pesë. Tirana mund të arrihet në më pak se dy orë fluturim nga Italia. Në Shqipëri, të gjithë apo shumica flasin mjaft rrjedhshëm italisht.

Kudo që mund të shkosh mund të hani mirë dhe të shpenzoni pak (sigurisht më pak se në ‘Belpaese’). Deti është aq i bukur sa ai i Greqisë (por, ju lutem, mos ua thoni grekëve këtë!). Njerëzit janë gjithmonë miqësore dhe të gatshëm në atë mënyrë që, mjaftojnë të shkëmbesh vetëm disa fjalë dhe menjëherë kalon në slloganin e pashmangshëm Itali-Shqipëri “një fytyrë, një racë”. Duke lënë pas periudhën shqiptare të emigracionit pas rënies së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (në vitin 1991), prej kohësh i arkivuar tashmë dhe i tejkaluar me fenomenin e fundit të emigracionit në kthim, paragjykimi është zëvendësuar nga kurioziteti. Ia vlen, pra, ta provosh atë.

TIRANA. 50 NUANCA, POR JO (MË) GRI

E re dhe proaktive si kryetari i pashëm i bashkisë Erion Veliaj, Tirana është motori i zhvillimit që po prek gjithë vendin. Me më shumë se njëqind kantiere të hapura në qendër të qytetit, parqet e lojërave të inauguruara në periferi, zonat e reja të gjelbra që kanë zëvendësuar betonin, hapjen e zonës pedonale në sheshin e madh Skënderbej, transformimin e pazarit të vjetër ushqimor i njohur si Pazari i Ri, i cili tani ngjason me tregun La Boqueria të Barcelonës, por në miniaturë, Tirana është një qytet interesant për t’u vizituar (dhe sidomos) për t’u jetuar.

Blloku, zona që ka qenë tradicionalisht e rezervuar vetëm për elitën komuniste, me një mizëri dyqanesh, restorantesh, baresh dhe lokalesh, sot është lagjia më cool e kryeqytetit. Ditë e natë, këtu ashtu sikurse në majën e Dajtit ku mund të mbërrihet për një çerek ore nëpërmjet teleferikut romantik Dajti Ekspres, të rinjtë takohen për të kremtuar një stil jetese tipik të verës mesdhetare. Nëse mes vendeve që sipas guidave turistike duhen parë absolutisht, janë në radhë të parë Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, Muzeu Historik Kombëtar dhe Qendra Botërore Bektashi, urdhri islamik sufist i themeluar në shekullin e XIII nga Haxhi Veli Bektashi, ajo që kundërshton nuancat e shumta gri të kryeqytetit shqiptar dhe që janë të lidhura me periudhën e udhëheqësit komunist Enver Hoxha, është ndjesia e një qyteti ku punohet pa pushim.

BERATI, GJIROKASTRA, BUTRINTI

Edhe pse mund të duket e lehtë të thuhet, shprehja “ia vlen rruga” mund të jetë mjaft e dobishme në rast se ju keni dyshime për zgjedhjen e një destinacioni. Në lidhje me tre zonat shqiptare të deklaruara zona të Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, për shembull, kjo thënie është shumë e përshtatshme. Me lumi Osum që rrjedh në shpatet e maleve, shtëpitë prej guri të ndriçuara lehtësisht në natën e errët dhe Kisha që ruan nga lart qytetin duke mbajtur shtrënguar ikonat e saj të çmuara (dhe, dy hapa larg muzeut Onufri), Berati është quajtur “qyteti i një mijë dritareve.” Me pak imagjinatë “, nëpër rrugët e ngushta dhe rrethinat rurale, këtu ndihesh si brenda një djepi.

Ka qenë shkrimtari i famshëm Ismail Kadare që e ka bërë në fakt të pavdekshme bukurinë objektive të Gjirokastrës, falë romanit të tij “Kronikë në gur” (1971). Në mesin e kafeneve në natyrë, pazarit të suvenireve e antikuarëve tipike lokale dhe banesave të vjetra të epokës osmane, gati për t’iu rindërtuar fasadën, busull këtu është kalaja, për pamjen bujare që ofron mbi qendrën e vjetër historike dhe në pak (por në të vërtetë, përsëri shumë!) ‘stonatura’ moderne.

Dhe pastaj, për entuziastët e arkeologjisë, është i pashmangshëm Butrinti. I ruajtur mirë, i kuruar dhe i vendosur në një peizazh të mbetur pezull mes detit dhe bimësisë së dendur që duket sikur dëshiron ta përpijë, zona më e rëndësishme e Shqipërisë i katapulton vizitorët në një udhëtim prapa në kohë përmes rrënojave të qytetërimit helenistik, romak, bizantin, Venecian dhe osman.

SI ËSHTË DETI NË SHQIPËRI?

Rruga gjarpëruese bregdetare që lidh qytetin e Vlorës me Sarandën, është një nga më spektakolaret në Mesdhe. Pas kalimit të 1.027 metër lartësi në Llogara, në fakt, duke filluar nga gjiri i Palasës deri poshtë në Kepin e Stillos, Riviera Shqiptare është një seri gjiresh dhe plazhesh të parapëlqyera, pak a shumë, nga numra të mëdhenj turistësh.

Saranda e shkëlqyeshme dhe plazhet e gjata të Vlorës (ashtu si edhe në veri, plazhet e pafundme dhe të pajisura të Durrësit) tërheqin mbi të githa familjet dhe kur bie dielli, argëtimin e festave në breg. Por ato të Himarës, Dhërmiut dhe Porto Palermos, ruajnë një sharm më diskret. Duke përshkuar këtë shtrirje të bregdetit shqiptar, midis fshatrave, hoteleve të vogla familjare, dhe mini-gjireve për tu zbuluar në liri të plotë (mundësisht me një anije private) ka hapësirë për t’u ndjerë vërtetë “pionierë”.

KSAMILI, ISHULLI I ËNDRRAVE

Nga ana tjetër, ishulli i Korfuzit është vetëm pak milje detare larg, dhe ata që janë në kërkim të një deti për kartolinë (ose më mirë të thuash për Facebook), mund të zbresin pak më poshtë për të qëlluar në shenjë me Ksamilin. Katër ishujt e tij të vegjël, lehtësisht të arritshëm me not apo varka me pedale nga plazhi, ju ftojnë për t’u çlodhur në ujërat e qartë ku, jashtë pikut të sezonit, edhe peshqit habiten me praninë e plazhistëve. Megjithatë, Korriku dhe Gushti, këtu si kudo është periudha që e bën dallimin: zgjohuni herët dhe kredhja e vetmitare është e garantuar!

Tags: bregdetikomentuesiplazhetramashqiperiaturizmi

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
Gjendet trupi i pajetë i një burri në Tiranë, i vështirë identifikimi

Gjendet trupi i pajetë i një burri në Tiranë, i vështirë identifikimi

Ndryshimi i klimës, problemet në qytetet gjermane

Ndryshimi i klimës, problemet në qytetet gjermane

SHBA sanksione kundër venezuelasve të lidhur me presidentin Maduro

SHBA sanksione kundër venezuelasve të lidhur me presidentin Maduro

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com