Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama publikoi emrat e abuzuesve, PD dhe LSI: Po sillet si Enveri

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama publikoi emrat e abuzuesve, PD dhe LSI: Po sillet si Enveri

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në “Facebook”, ka publikuar raportin përmbledhës që i është vendosur në dispozicion Grupit të Punës për reformimin e rrjetit të zyrave të shtetit. Kryeministri, ka publikuar këtë raport pas sugjerimeve të qytetarëve në nismën e ndërmarrë pak ditë më parë me ndjekësit e tij  në rrjetin social, ku kërkoi sugjerime për problematikat më të mëdha në vend dhe ndryshimet që duhen. Nga ana tjetër ai u kërkoi që të flisnin dhe për eksperiencat negative që veta atë kanë përjetuar, apo janë dëgjuar nga të afërm, miq lidhur me mënyrën se si u vihej në ndihmë nga zyrat e shtetit. Lidhur me denoncimet e qytetareve Edi Rama ka publikuar 100 emrat përgjegjës të për reformimin e administratës shtetërore. Nga 713 eksperiencat negative të qytetarëve përfshihen, bashkitë, Hipotekat, shëndetësia, ALUIZNI, policia, OSHEE etj. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i funksionarëve të lartë të dy partive më të mëdha opozitare. Reagimet e para i ka bërë partia Demokratike dhe më pas kanë reaguar dhe kryetarja dhe nënkryetari i LSI-së.

I pari që reagoi për statusin e kryeministrit ishte deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili tha se Rama pushkatoi publikisht kundërshtarët e rilindjes pa asnjë provë. Salianji, kujtoi se Rama është në shkelje të Kushtetutës dhe të Konventës Evropiane për të Drejtat  e Njeriut.

I dyti reagoi dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili shkruan se ndjen trishtim dhe përbuzje për përbaltjen e profesorit të nderuar. Malltezi ka akuzuar Ramën dhe Endri Fugën se po servirin lajme të rreme me qëllim denigrimin e figurave të njohura që kanë kontribute. Ai e akuzon Ramën se po përdor metodat e ish-diktatorit Hoxha duke thënë se kjo drejtësia popullore në duart e një satrapi na kandisi jashtë botës të civilizuar, pa shtet ligjor e që i vuajmë pasojat edhe sot.

E treta reagoi kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Minika Kryemadhi,  e cila është është shprehur se kjo është një listë false, dhe se sot ka filluar degjenerimi i parë nga brenda PS-së. Kryemadhi e cilëson këtë si një gjueti shtrigash e spiunllëqe, ndërsa e akuzon kryeministrin Rama si vjedhësin dhe shkatërruesin e votës së lirë të shqiptarëve. Për më tepër nuk mungojnë as cilësimet ‘adoleshent i vonuar’, ‘arrogant’ dhe ‘dembel’, nga Kryemadhi për Ramën. Ajo e paralajmëron kryeministrin se do të japë llogari për vjedhjen e votave.

 

I katërti që reagoi ndaj publikimit të listës ishte nënkryetari i LSI-së Luan Rama, i cili shkruan se Rama është duke përdorur modelin e gardistëve të kuq për të shpëtuar nga krimi elektoral. Ai tha se kjo listë është një dacibao e shëmtuar e sajuar prej atij vetë, duke përdorur modelin e gardistëve të kuq, të ca spiunëve anonimë e të pashkollë që ndërsente timonieri i madh Mao në kohën e revolucionit kulturor në Kinën komuniste të fundviteve ’60 te shekullit te kaluar

Ndërsa me anë të një statusi në dytë Luan Rama shkruan se ndihet i indinjuar se si kryeministri Edi Rama, ka përfshirë në listë dhe emrin e doktorit të njohur Mentor Petrela.

 

 

I pesti që reagoi ishte kryedemokrati, Lulzim Basha ci cili ka sulmuar sërish kryeministrin duke thënë se për Edi Ramën drejtësia është ai vetë, shteti është ai vetë. Për të nuk ka ligj, nuk ka të drejta njerëzore, nuk ka llogaridhënie. Ai vendos se kush është fajtor e kush jo, kush duhet dënuar e kush jo. Basha tha se ai që dhunoi zgjedhjet, tani ka filluar të dhunojë të drejtat e njerëzve.

Tags: 100 emraedi ramaErvin SalianjiJamarber Mallteziluan ramaMonika Kryemadhi

TË LIDHURA

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.
Aktualitet

Korçë: Kapet 35-vjeçari në Kapshticë, i shpallur në kërkim, “Arrest me burg”.

19:49 | 18/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut
Aktualitet

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Mamurras: i riu qëlloi pas një sherri banal për xhirimin e gomave

19:18 | 17/12/2025
Next Post
Samiti i Triestes, krijohet zona ekonomike rajonale

Samiti i Triestes, krijohet zona ekonomike rajonale

Shtypi i ditës, 13 korrik 2017

Shtypi i ditës, 13 korrik 2017

Shtypi nga bota, 13 korrik 2017

Shtypi nga bota, 13 korrik 2017







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com