Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Rama po synon diçka të plotë dhe përfundimtare

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama po synon diçka të plotë dhe përfundimtare

Nga: Fitim Zekthi

Çdo qeveri në botë, çdo parti politike në pushtet, kujdeset vazhdimisht që ajo të mbajë pushtetin apo të rizgjidhet sërish. Në mënyrë që qeveritë apo partitë në pushtet të mos veprojnë pa ndalur vetëm në funksion të rizgjedhjes dhe të mos përdorin çdo burim ekonomik, çdo institucion, çdo akt vetëm për t’u rizgjedhur, sistemi politik në një vend demokratik synon të ndajë pushtetet dhe t’i kufizojë ato, synon të ndërtojë një mekanizëm llogaridhënieje, të cilit nuk mund t’i iket gjithnjë, të ndërtojë një media të pavarur etj. Pavarësisht kësaj, kohë pas kohe qeveritë i shmangin këto pengesa në një masë të konsiderueshme dhe punojnë vetëm për rizgjedhjen.

Gjithsesi, ato nuk arrijnë, as nuk e synojnë në vende që njihen si demokratike, ta tjetërsojnë sistemin politik dhe ta kthejnë në një sistem pervers që shërben vetëm për partinë në pushtet dhe ripërtëritjen e vazhdueshme të këtij pushteti. Kur kjo ndodh, rendi demokratik është bërë autokratik, autoritar, regjim hibrid apo ndonjë formë tjetër tiranie.

Rasti i Shqipërisë është nga më të veçantit dhe më të çuditshmit. Kryeministri Rama është pa dyshim një lider politik që synon një gjë dhe vetëm një gjë, që është pushteti dhe mbajtja e tij. Siç thoshte Orëell-i pushteti nuk është mjet, por qëllim në vetvete për mendësitë totalitare. Sado ekstrem të jetë Rama në këtë përpjekje, kjo është diçka që gjendet edhe te të tjerë. Kryeministri Rama është përpjekur të përqendroje pushtetet te vetja, të marrë nën kontroll institucionet e pavarura dhe mediat, të përdorë ekonominë kombëtare dhe pushtete të tjera duke ndërtuar një autokraci. Edhe kjo është diçka që e bëjnë edhe të tjerë, pavarësisht se sa e thellë mund të jetë autokracia e Ramës. Le ta shohim pse është kaq i rrezikshëm dhe çfarë rasti është saktësisht ky yni.

Ajo që po bën Rama, është aplikimi i variantit të partisë komuniste të Kinës. Kina është thuajse e obsesionuar me demokracinë, mediat zyrtare të Kinës flasin pa ndalur për demokracinë, madje kur Presidenti Biden zhvilloi vjet një takim të nivelit të lartë për demokracinë (Summit for democracy), Kina zhvilloi edhe ajo një takim të tillë për demokracinë, duke e quajtur veten qeverisja më demokratike në botë dhe ajo që i shërben më mirë se kushdo popullit të vet. Takimi që mbajti Kina quhej “Advandec democracy summit”, Takim i Demokracisë së Përparuar.

Qeverisja në Kinë cilësohet prej asaj vetë si demokraci konsultative. Kina është, në fakt, e vetmja demokraci e këtij lloji. Në Kinë, njerëzit në çdo njësi lokale dhe madje edhe në nivel province konsultohen vazhdimisht. Partia komuniste e Kinës e ka kthyer këtë në një praktikë të vazhdueshme. Me anë të kësaj praktike, thotë Kenneth Lieberthal, një prej studiuesve më të thellë të Kinës, partia komuniste e Kinës kërkon t’u krijojë idenë njerëzve se ajo i pyet ata dhe nga ana tjetër ajo mban nën terror të gjithë aparatin burokratik, të gjithë zyrtarët e partisë që janë midis popullit dhe elitës së partisë.

Edhe Rama flet vazhdimisht për një qeverisje “më të mirë se kurrë, për një demokraci që nuk vendi nuk ka pasur ndonjëherë”. Rama është gjithashtu i obsesionuar me idenë se ai po ndërton në Shqipëri një demokraci që nuk e ka askush në rajon. Rama, madje, kritikon vende të tjera dhe organizata të mëdha se nuk janë demokratike dhe të mira sa duhet.

Të gjithë e kemi parë po ashtu se si Rama, pak kohë më parë, përdorte atë që njihet si “platforma e bashkëqeverisjes”, ku populli shkruante letra në një adresë qeveritare dhe popullit me demek i zgjidhej halli. Vetë Kryeministri merrte pjesë në një aktivitet të përjavshëm që jepej direkt në tv, ku fliste se si u zgjidh halli i dikujt dhe ku shkarkonte nga detyra direkt para kamerave drejtorë hipotekash apo drejtorë pensionesh. Gjithashtu, të gjithë e kemi e parë kur Rama thotë se po bën dëgjesa me popullin. Madje, ai këtë praktikë e ka futur vite më parë që në Bashkinë e Tiranës. Në Kinë ka vite që partia komuniste kineze ka ngritur një “postë të kryetarit të bashkisë”, një “postë të kryeqeveritarit të provincës”, në të cilën populli dërgon letra se si i do ai gjërat dhe se si po udhëheqin zyrtarët.

Me këshillimin kombëtar, Kryeministri Rama shkoi në fund. Qeveria dhe partia komuniste në Kinë vetëm pak vite më parë e ka futur këtë praktikë ku ajo kërkon në njëfarë mënyre të këshillohet me popullin për politikat që do të ndjekë. Dallimi është se në Kinë qeveria nuk bën kurrë këshillime kombëtare por vetëm lokale. Një arsye është madhësia gjigante e vendit që nuk e lejon. Arsye tjetër shihet fakti nëse do të bëheshin konsultime me popullin për politikat e mëdha kombëtare do të dukej qartë se ishte hipokrizi. Rama te ne zhvilloi këshillimin kombëtar me popullin për politika kombëtare me ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve dhe për çështje shumë të komikuara.

Në një takim të një komiteti të Partisë Komuniste qershorin e kaluar, kryetari i partisë komuniste të Kinës, Xi Jinping, tha se “ata punojnë për lumturinë e popullit. Ne tha pyesim dhe dëgjojmë popullin. Nëse populli e do diçka, mos na pyesni nëse do ta bëjmë. Ne i bëjmë gjithnjë gjërat që do populli”. Xi Jinping tha më pas se duhet bërë shumë propagandë që bota ta kuptojë se partia komuniste e Kinës punon për lumturinë e popullit të vet. Gjatë konferencës për shtyp kur paraqiti përgjigjet e këshillimit kombëtar Rama tha saktësisht këtë gjë: “…mos më pyesni nëse do ta bëj atë që do populli se kjo nuk diskutohet fare..”.

Gjatë punimeve të kongresit të para dy ditëve të PS-së, mbizotëroi e gjithë kjo frymë konsultimi me popullin, kjo frymë e mbrojtjes së interesit të popullit, e dëgjimit të zërit të popullit etj. Pra, përmasa e konsultimit dhe e ndërtimit të demokracisë konsultative është saktësisht si ajo e partisë komuniste të Kinës.

Një përmasë tjetër e rrezikshme është edhe ajo e identifikimit të partisë me interesin kombëtar. Rama tha se Partia Socialiste është interes i popullit shqiptar, është interes i Shqipërisë, është forca që mban dhe çon përpara Shqipërinë. Rama tha se po të mos ishte PS-ja, do të ishte një fatkeqësi. Kjo është një gjuhë e lemerishme po të thuhej në Gjermani apo Itali, në Angli apo Austri nga kryeministrat për partitë e tyre, të cilët drejtojnë parti që kanë ndërtuar Europën dhe jo më për Partinë Socialiste te ne që….

Kina ka që nga koha e Deng Xiaoping-ut (Ten Siaopinit), që i ka kushtuar një rëndësi shumë të madhe faktit që partia dhe Kina janë një, partia dhe populli kinez kanë një interes. Kur ndodhi masakra në Tienanmen Deng Xiaoping tha se “partia dhe populli kinez nuk janë gjëra të ndryshme, partia dhe atdheu nuk janë gjëra të ndryshme. Nuk u kërcënua partia apo populli por të dyja bashkë”. Më pas, kjo gjuhë është thelluar me Ho Jintao-on, me Ëen Jiabaon, me Xiang Xemin e deri te Xi Jingping dhe tërë aparati i partisë dhe i medias që e quan partinë komuniste pjesë të popullit dhe atdheut, që e quan atë vetë populli dhe atdheu.

Demokracia konsultative e Kinës, të cilën po e aplikon Rama duke i dhënë partisë rolin që përmendëm më lart, është një eufemizëm për një formë shumë të keqe autokracie. Kina nuk është demokraci, por një autokraci, ku çdo pushtet është në dorë të partisë komuniste dhe ku ruajtja e pushtetit është qëllimi fundor. Demokracia konsultative është diçka tmerrësisht e ndryshme nga demokracia përfaqësuese, që sistemi politik shqiptar dhe Kushtetuta jonë duan të ndërtojnë.

Demokracia përfaqësuese që duhet të kemi ne dhe që ka tërë Europa dhe bota demokratike shpërndan pushtetin politik te qytetarët nëpërmjet zgjedhjeve (që Rama i vjedh ose i blen), nëpërmjet mbikëqyrjes së fortë legjislative, ku Parlamenti bën ligjet dhe merr nën kontroll qeverinë. Më kryesorja akoma, demokracia përfaqësuese synon të mbrojë njerëzit, qytetarët nga shteti dhe qeveria apo nga shtrëngesa që vendos shteti apo qeveria. Pra, thelbi i kësaj lloj demokracie në njëfarë kuptimi është ndarja e pushtetit midis qytetarëve dhe qeverisë.

Demokracia konsultative e Ramës dhe sigurisht e Kinës ka për qëllim të ndërtojë një kanal komunikimi, në të cilin pjesëmarrësit prodhojnë gjasme influencë në politikëbërje. Në të vërtetë, kjo është një mënyrë e ushtrimit të pushtetit nga vetëm një grup njerëzish ose nga kupola e partisë komuniste të Kinës, thotë Kenneth Lieberthal. Nuk ka ndarje të pushtetit politik. Gjithçka është në duart e partisë. Ky instrument ushqen sistemin autoritar duke “përmirësuar aftësinë e qeverisë dhe të partisë për të plotësuar nevojat e njerëzve”.

Shkurt, Rama, formalisht apo edhe zyrtarisht, po heq dorë nga demokracia përfaqësuese. E gjithë kjo që bën ai është fuqizim i autokracisë dhe i kontrollit të çdo pushteti me qëllim mbajtjen e pushtetit.

Tags: demokracia përfaqësueseFitim Zekthirama

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Vendimi/ Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

Vendimi/ Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

20 milionë euro më shumë për bujqësinë dhe turizmin shqiptar

20 milionë euro më shumë për bujqësinë dhe turizmin shqiptar

Njihuni me gjeneralin rus që ka marrë drejtimin e l*ftës në Ukrainë

Njihuni me gjeneralin rus që ka marrë drejtimin e l*ftës në Ukrainë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com