Kryeministri Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e opozitës. Duke iu referuar paketës “Antishpifje”, Rama shkruan se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE-së. Megjithatë, duket se Rama është treguar disi tolerant.
Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan se: “Ata që kanë bërë karrierë duke sharë pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu”.
Në fund të reagimit, Rama paralajmëron pagesën e gjobës për çdokënd që shpif.
Reagimi i plotë:
Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE!Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja
Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE!Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë,që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova,s’meritojnë as 1 supë burgu!Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja?
— Edi Rama (@ediramaal) October 13, 2018